LAJMI I FUNDIT:

Nuk ndalen sukseset, hiti i ri i Dua Lipës dhe Martin Garrix në Top 5 në botë (Video)

Nuk ndalen sukseset, hiti i ri i Dua Lipës dhe Martin Garrix në Top 5 në botë (Video)

Dua Lipa vërtet po shijon orët e fundit të cilat janë të jashtëzakonshme për të në aspektin e sukseseve në karrierën e saj.

Pak orë pasi fitoi çmimin si artistja e re më e mirë në Britaninë e Madhe në NME Awards, bukuroshja festoi një tjetër sukses.


VIDEO & FOTO: Të gjitha lajmet nga Dua Lipa dhe pjesëmarrja e fundit triumfuese në NME Awards
Lexo po ashtu VIDEO & FOTO: Të gjitha lajmet nga Dua Lipa dhe pjesëmarrja e fundit triumfuese në NME Awards

Ajo ka konfirmuar se hiti i ri i saj “Scared to be Lonely” në bashkëpunim me Martin Garrix tash është në Top 5 këngët më të dëgjuara në botë në platformën më të madhe muzikore online, Spotify, shkruan Telegrafi.

Dua dhe Martin Garrix kanë pasur rastin që të festojnë së bashku pasi edhe vet producenti i njohur ishte prezent në Londër për të shoqëruar Dua Lipën dhe ishte afër saj në secilin moment.

“Scared to be Lonely” është projekti më i fundit i Dua Lipës në bashkëpunim me superyllin e muzikës elektronike Martin Garrix dhe kjo këngë është pëlqyer tej mase edhe nga publiku shqiptar. /Telegrafi/