Ndërsa Cristiano Ronaldo bëri një shfaqje të jashtëzakonshme në fushë duke shënuar katër gola, tifozët në tribuna u detyruan të shmangin insektet që po bënin një pushtim të vërtetë në tribunat e Stadiumit të Mekës.

Skena të pabesueshme janë parë gjatë ndeshjes së Ligës Pro Saudite mes Al wehda dhe Al-Nassr.


Spektatorët që mbushën tribunat e stadiumit sportiv të qytetit King Abdulaziz ishin dëshmitarë të një ngjarjeje unike - një pushtim i vërtetë i karkalecave.

Fotot që qarkullojnë në rrjetet sociale janë bërë hit dhe tregojnë se si qindra karkaleca zbarkuan në tribunat e stadiumit, shkruan Corriere dello Sport .

“Edhe ata nuk mund të mungonin në një event të tillë”, kanë bërë shaka një përdorues në rrjetet sociale.

Screenshot 9 11

“Insektet bënë gjithçka për të mos humbur shfaqjen e Cristiano Ronaldos”, shtoi një tjetër.

Kujtojmë se futbollisti portugez Cristiano Ronaldo i shënoi të katër golat në fitoren si mysafir të Al-Nassr ndaj Al-Wehda (0-4) në ndeshjen e xhiros së 16-të të kampionatit saudit. /Telegrafi/

telegrafi sport app