LAJMI I FUNDIT:

Nuk dinin sa vlerë kishin: “Mbeturinat” milionëshe – Ferrari, Bugatti, Maserati… (Foto/Video)

Nuk dinin sa vlerë kishin: “Mbeturinat” milionëshe – Ferrari, Bugatti, Maserati… (Foto/Video)

Pasaniku Roger Baillon, ka koleksionuar shumë makina të vlefshme nga viti 1950 deri 1970. Ai ka dëshiruar t’i restaurojë dhe t’i ekspozojë në një muze, por vdekja e ndaloi në këtë synim.

Ai vdiq në vitin 2004. Pasuria që gjendej në Perëndim të Francës, me një koleksion të pasur të veturave, shkoi në duart e djalit të tij Jacques i cili vdiq vitin e kaluar dhe gjithçka ua la pasardhësve cilët nuk u kujdesen për makinat e gjyshit të tyre, transmeton Telegrafi.


Rreth 60 makina të cilat i kishte kapur ndryshku, qëndronin nën një tendë të shkatërruar dhe të kalbur. Nipërit një ditë vendosën që këtë rrëmujë ta kontrollojnë, kështu që ftuan një ekspert për të parë se sa janë të vlefshme ato makina, apo nëse vlenin diçka.

Punës iu rrekën Matthieu Lamoure dhe Pierre Novikoff të cilët me keqardhje shikuan makinat e shkatërruara, pasi nuk ishin restauruar. Pastaj hapën një garazh, në një gjendje më të mirë, ku mezi arritën të qëndronin në këmbë nga ajo se çfarë hasën!

“Nën grumbullin e shumë gazetave të vjetra ishte edhe ‘Ferrari 250 GT SWB California Spyder’. Vetëm kjo makinë ka vlerë milionëshe, sepse është një model jashtëzakonisht i vlefshëm, pasi është bërë në një seri prej vetëm 37 copëve. Pranë tij ishte edhe ‘Maserati A6G 2000 Sport Frua’. Italianët prodhuan vetëm tri makina të tilla! Ne nuk mund t’ju besonim syve tanë”, tha Lamoure, i cili së bashku me kolegun e tij gjithë koleksionin e vlerësojnë në miliona euro.

Në mesin e makinave është edhe një ” Talbot-Lago T26″, që kishte qenë në pronësi të mbretit shqiptar të Egjiptit, Farukut, dhe disa të tjera më me pak vlerë, të tilla si Ferrari, Bugatti, Jaguar…

Ky koleksion i makinave do të fillojë të shitet në një ankand më 6 shkurt të vitit tjetër. /Telegrafi/

Vetura14 Vetura13 Vetura12 Vetura11 Vetura10 Vetura9 Vetura8 Vetura7 Vetura6 Vetura5 Vetura4 Vetura3 Vetura2 Vetura1

Në trend Auto

Më shumë
Skaner për vetura të përdorura: Bën 400 fotografi në pak sekonda dhe zbulon të gjitha defektet!

Skaner për vetura të përdorura: Bën 400 fotografi në pak sekonda dhe zbulon të gjitha defektet!

Auto
Hulumtimi: Psikopatët i pëlqejnë veçanërisht këto vetura

Hulumtimi: Psikopatët i pëlqejnë veçanërisht këto vetura

Auto
BMW M4 CS, shpejtësinë nga 0-100 km/h e arrin për 3.2 sekonda – kushton 160 mijë euro

BMW M4 CS, shpejtësinë nga 0-100 km/h e arrin për 3.2 sekonda – kushton 160 mijë euro

Auto
Detaje nga Renault 4 i ri, i cili do të ketë një rreze veprimi prej 400 kilometrash

Detaje nga Renault 4 i ri, i cili do të ketë një rreze veprimi prej 400 kilometrash

Auto
Deshi ta dëshmojë se dera e bagazhit të Cybertruck nuk i thyen gishtat – pronari i një veturë të tillë e pësoi keq

Deshi ta dëshmojë se dera e bagazhit të Cybertruck nuk i thyen gishtat – pronari i një veturë të tillë e pësoi keq

Auto
Në 26-vjetorin e rënies kujtohen Ilir Konushevci e Hazir Mala

Në 26-vjetorin e rënies kujtohen Ilir Konushevci e Hazir Mala

Lajme
Kalo në kategori