Rap-artisti Noizy është shumë i komentuar për jetën e tij luksoze që bën.

Të ardhurat nga muzika, por edhe biznesi ia kanë mundësuar atij që të bëjë një jetë mjaft të mirë.

Të gjitha lajmet nga Estrada Shqiptare Të gjitha lajmet nga Estrada Shqiptare

Shpesh, ai ndan me fansat në rrjetet sociale disa nga momentet e luksit që i shijon.

Një gjë të tillë e ka bërë së fundmi, teksa ka publikuar në InstaStory disa imazhe nga fluturimi i tij me aeroplan privat.

Foto: Noizy/InstaStory

“Duhet me u vesh me serioz”, shkruan ai në mbishkrimin e videos së ndarë me fansat, përmes së cilës prezanton ambientet e aeroplanit.

Foto: Noizy/InstaStory

Në të njëjtën kohë, ai shijon një shishe shampanjë me të hyrë në avion, teksa nuk ka treguar se kush po e shoqëron.

Foto: Noizy/InstaStory

Përndryshe, ai po vazhdon të shijojë suksesin e këngës së tij më të fundit, “Sekret i bukur”, të cilën e solli në bashkëpunim me DJ A-boom. /Telegrafi/

Foto: Noizy/InstaStory