Rap-artisti i njohur shqiptar, Noizy, prej kohësh ka paralajmëruar albumin e ri “Alpha”.
Pjesë e këtij albumi ka njoftuar se do të jetë edhe “Jena Mbretër 2”, një vazhdim i hitit të tij të kaluar që bëri bujë të madhe në treg.
Rigels Rajku (emri i vërtetë) ka shpërndarë së fundmi një video nga një prej koncerteve duke interpretuar projektin e ri.
Foto: Screenshot/Instagram
Ai madje shfaqet duke bërë edhe disa lëvizje që tashmë janë të njohura për publikun.
I njëjti bashkë me videon e tij solli edhe një klip të artistit shkodran, banorit të Big Brother VIP Albania, Luiz Ejlli, i cili shfaqet duke bërë lëvizje të ngjashme.
Foto: Screenshot/Instagram
Kjo pasi është edituar dhe është shpërndarë tejet shumë edhe nëpër rrjete sociale, përfshirë TikTokun.
Me këtë duket se në një mënyrë, Noizy ka shprehur edhe mbështetjen e tij për Luizin. /Telegrafi/
View this post on Instagram