LAJMI I FUNDIT:

Noizy kërkon të bëhen 27 mijë komente në postimin e tij për të publikuar nesër këngën e re “Nuk je bad”

Noizy kërkon të bëhen 27 mijë komente në postimin e tij për të publikuar nesër këngën e re “Nuk je bad”
Noizy (Foto: Instagram)

Reperi i njohur shqiptar, Rigels Rajku i njohur me emrin artistik Noizy, është mjaft aktiv dhe i ndjekur në rrjetet sociale.

Artisti, i cili më 3 prill do të prezantojë albumin e ri “Epoka”, së fundmi ka kërkuar nga fansat një favor në mënyrë që të publikojë nesër një prej këngëve të këtij albumi.


Ai përmes një videoje të shkurtër të ndarë në llogarinë zyrtare, Instagram, ka kërkuar nga ndjekësit që të bëhen 27 mijë komente në postimin e tij.

“27.000 komente dhe kjo del nesër 27/03 #NUK JE BAD #EPOKA #OTR”, ka shkruar krahas postimit 33-vjeçari, i cili njëherësh ka shpërndarë edhe një fragment nga klipi.

Noizy publikon albumin e ri "Epoka" më 3 prill
Lexo po ashtu Noizy publikon albumin e ri "Epoka" më 3 prill

Deri më tani, videoja e reperit të njohur ka arritur të grumbullojë mbi 12.590 komente dhe 27.513 pëlqime.

“Nuk je bad” është pjesë e albumit të ri të Noizyt, këngët e të cilit do i sjellë pa klipe për shkak të situatës së krijuar në vend.

View this post on Instagram

Albumi EPOKA 03/PRILL

A post shared by NOIZY OTR (@noizy) on Mar 21, 2020 at 8:17am PDT

Përkundër emrave të rinj në skenën e hip-hopit, Noizy vazhdon të jetë në top formë dhe shumë i pëlqyer nga mbarë audienca shqiptare. /Telegrafi/

Në trend Magazina

Më shumë

"O Bes Kallaku", reagimi epik i Xhensilës kur fansat i përmendin ish-partnerin në koncert

Magazina
Ana Skrel

Ana Skrel "djeg" rrjetin me një fotografi ku dukej tejet joshëse, nuk mungon komenti i Robert Berishës

Magazina
Princi William dhe Princesha Kate publikojnë një fotografi në internet, në ditëlindjen e gjashtë të djalit të tyre

Princi William dhe Princesha Kate publikojnë një fotografi në internet, në ditëlindjen e gjashtë të djalit të tyre

Magazina
“Çka më kanë parë sytë” - Pas largimit nga Big Brother VIP Albania, Jetmir Salaj kërcënon produksionin se do të zbulojë sekrete?

“Çka më kanë parë sytë” - Pas largimit nga Big Brother VIP Albania, Jetmir Salaj kërcënon produksionin se do të zbulojë sekrete?

Magazina
Ish-banori i Big Brother VIP Albania, na prezanton me partneren për herë të parë

Ish-banori i Big Brother VIP Albania, na prezanton me partneren për herë të parë

Magazina
Dhurata Dora vjen me këngën

Dhurata Dora vjen me këngën "Sheqer", një projekt ndryshe prej herave të tjera

Magazina
Kalo në kategori