LAJMI I FUNDIT:

Njëmbëdhjetë të dhëna mbresëlënëse për Cristiano Ronaldon që ndoshta nuk i keni ditur

Cristiano Ronaldo (Foto: Emilio Andreoli/Getty Images/Guliver)

Jeta e Cristiano Ronaldos është dokumentuar vazhdimisht ndër vite, ndërsa superylli i Juventusit është frymëzim për të këdo që ëndërron që të arrijë gjëra të mëdha.

Me një pasuri prej afro 460 milionë dollarësh (423 milionë euro), portugezi ka arritur suksese të mëdha edhe jashtë fushës duke krijuar miliona fansa anekënd botës, të cilët lexojnë vazhdimisht informacione të reja për 35-vjeçarin.


Çdo lëvizje e Ronaldos përbën kryelajm, qoftë kur është duke i fituar ndeshjet apo kur publikon një fotografi të zakonshme familjare apo kur e zgjeron koleksionin e veturave luksoze.

Cristiano Ronaldo: 18 tregime të jashtëzakonshme që do t’ju bëjnë të ndryshoni mendim për yllin portugez
Lexo po ashtu Cristiano Ronaldo: 18 tregime të jashtëzakonshme që do t’ju bëjnë të ndryshoni mendim për yllin portugez

Megjithatë, ndodh që disa gjëra t’ju kenë shpëtuar. Më poshtë jua sjellim 11 gjërat që mund të mos i keni ditur për CR7:

11. Ronaldo posedon një apartament në vlerë prej 18.5 milionë dollarësh (17 milionë euro) në Kullën e Trump. Business Insider bën të ditur se ai e ka blerë atë në vitin 2015 dhe përmban dysheme druri të stilit të Versailles nga shekulli 18-të.

(Foto: Spencer Platt/Getty Images/Guliver)

10. Sipas revistës Men’s Health, topi zakonisht arrin shpejtësi prej 130 km/h pas goditjeve të Ronaldos, thuajse sa shpejtësia e veturave të tij.

9. CR7 është një prej futbollistëve më të mirë në histori, mirëpo karriera e tij si futbollist ka mundur të ndërpritet që në moshë të re. Ai iu nënshtrua ndërhyrjes kirurgjike në zemër në moshën 15 vjeçare, duke qenë se rrahjet e çrregullta të zemrës nuk do t’ia lejonin që të luante në nivele të larta të futbollit.

(Foto: Laurence Griffiths/Getty Images)

8. Ronaldo ka mundur të nënshkruante për Juventusin në vitin 2002. Por, planin e kishte prishur sulmuesi kilian, Marcelo Salas, i cili refuzoi të ishte pjesë e një marrëveshjeje shkëmbimi për t’iu bashkuar Sporting Lisbonës. Sidoqoftë, ai iu bashkua Zonjës së vjetër, por në vitin 2018.

Marcelo Salas (Foto: Grazia Neri/ALLSPORT/Getty Images/Guliver)

7. Portugezi ka mundur të ndjekë shumë rrugë të ndryshme në karrierë. Liverpooli u përpoq ta transferonte në moshë të re, por dy palët nuk arritën marrëveshje lidhur me rrogën. Nga ana tjetër, Lyoni e refuzoi kur Sportingu i ofroi një marrëveshje shkëmbimi, sepse klubi francez nuk deshi të rrezikonte me një adoleshent të padëshmuar. Humbja e tyre, padyshim.

(Foto: Ross Kinnaird/Getty Images/Guliver)

6. Si fëmijë, Ronaldo flinte në një dhomë me dy motrat dhe vëllanë e tij për shkak të varfërisë. Babai i tij ishte i alkoolizuar. Mirëpo, jeta e tij tash ka ndryshuar tërësisht. Ai i mundëson nënës së tij, Dolores, të bëjë një jetë luksoze. Nuk ka shumë kohë prej se i ka blerë një Porsche në vlerë prej 115.000 eurosh.

Cristiano Ronaldo dhe nëna e tij, Maria Dolores dos Santos Aveiro (Foto: Denis Doyle/Getty Images/Guliver)

5. Sipas shefit të ekipit kombëtar të Portugalisë, janë një sërë ushqimesh të preferuara që i ndihmojnë futbollistit të mbajë formën e tij maksimale: merluci, rizoto, vera portugeze, polenta të fërguar dhe supë perimesh.

View this post on Instagram

Family’s lunch ❤️

A post shared by Cristiano Ronaldo (@cristiano) on Feb 14, 2020 at 7:10am PST

4. Numri 7 është bërë brendi i tij, CR7, por gjatë karrierës ka bartur edhe numra të tjerë, si 17, 9 dhe 28.

Në sezonin e parë te Reali kishte numrin (Foto: Michael Steele/Getty Images/Guliver)

3. Ronaldo njihet si person i fiksuar pas ushtrimeve, por ai ka kohë edhe për disa hobi. I pëlqen shumë pokeri dhe është lojtar shumë i mirë saqë ka konkurruar me disa prej lojtarëve më të mirë në botë në PokerStars.

2. Kur bashkëlojtarët e kishin përqeshur si fëmijë në Akademinë e Sportingut, ai u kishte thënë: “Një ditë do të bëhem lojtari më i mirë në botë dhe do të kem shumë Ferrari!”. Ky citat është shkruar në librin “Cristiano Ronaldo: Biografia” të gazetarit Guillem Balague.

(Foto: Ben Radford/Getty Images/Guliver)

1. Dhe kur po flasim për koleksionin e mahnitshëm të automjeteve, për ditëlindjen e 35-të, e dashura e tij Georgina Rodriguez ia dhuroi një Mercedes G-Class Brabus në vlerë prej 615.000 eurosh.

/Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
Teknologjia e vijës së portës ​​ka analizuar golin në El Clasico, është konfirmuar se ishte apo nuk ishte

Teknologjia e vijës së portës ​​ka analizuar golin në El Clasico, është konfirmuar se ishte apo nuk ishte

La Liga
Rënia e një prej më të mirëve në botë – e larguan nga klubi në ditën e dasmës, tani stërvitet me amatorë

Rënia e një prej më të mirëve në botë – e larguan nga klubi në ditën e dasmës, tani stërvitet me amatorë

Ndërkombëtare
Klopp thyen heshtjen për vendimin e Liverpoolit për emërimin e Arne Slot dhe zbulon këshillat që do t'i jepte zëvendësuesit të tij

Klopp thyen heshtjen për vendimin e Liverpoolit për emërimin e Arne Slot dhe zbulon këshillat që do t'i jepte zëvendësuesit të tij

Premier League
“Jam tifozi i tij më i madh” – Rakitic emëron ikonën e Barçës si lojtarin e tij të preferuar, nuk është Messi

“Jam tifozi i tij më i madh” – Rakitic emëron ikonën e Barçës si lojtarin e tij të preferuar, nuk është Messi

La Liga
Rebelohet një lojtar në zhveshtoren e Real Madridit, Ancelotti nuk mund ta menaxhojë më

Rebelohet një lojtar në zhveshtoren e Real Madridit, Ancelotti nuk mund ta menaxhojë më

La Liga
Arsenali është gati të shesë yllin e skuadrës, zbulohet çmimi i tij

Arsenali është gati të shesë yllin e skuadrës, zbulohet çmimi i tij

Premier League
Kalo në kategori