LAJMI I FUNDIT:

Një hap prapa, Kosova pëson nga Maqedonia

Një hap prapa, Kosova pëson nga Maqedonia

Përfaqësuesja e Kosovës në basketboll ka pësuar humbje prej 87-74 nga Maqedonia dhe ka bërë një hap prapa në ndeshjet para-kualifikuese për Kampionatin Botëror.

Reklama

Skuadra mysafire e nisi më mirë sfidën dhe vazhdoi ta kishte kontrollin gjatë çerekut të parë, të cilin e mbylli me tri pikë epërsi (19:22).

Edhe pse në çerekun e dytë vazhdoi loja e mirë e basketbollistëve tanë, kah fundi i këtij fraksioni pati një rënie në lojën tonë dhe këtë pjesëlojë e fituan maqedonasit (21:19).

Sidoqoftë, falë lojës më të mirë nga çereku i parë, Kosova shkoi në pushim me epërsi prej një pike (40-41).

Fisnik Rugova me 15 pikë, ishte më i miri në pjesën e parë, ndërsa Dardan Berisha nuk ishte në formën e tij më të mirë.

Ekipi vendas luajti shumë më mirë në çerekun e tretë duke shënuar dhjetë pikë më shumë se basketbollistët vizitorë (23:13), ashtu që çereku i tretë përfundoi me shifrat 63-54.

Maqedonasit vazhduan të ishin më të vëmendshëm në fraksionin e fundit, ndërkohë që aksionet e përfaqësueses sonë nuk ishin të duhurat dhe kjo bëri që Kosova të pësonte humbje me rezultat 87-74.

Theksojmë se ndeshja u zhvillua pa tifozë, pasi që përmes një njoftimi nga Federata e Basketbollit të Maqedonisë (MKF) u arsyetua se për shkaqe sigurie nuk pati shitje të biletave për këtë ndeshje dhe se ky vendim ishte marrë në konsultim me autoritetet kompetente.

Megjithatë disa të ftuar nga MKF që ishin në palestër, bënin tifo duke bërë që të dukej sikur ekipi i Maqedonisë të kishte tifozët e pranishëm.

Kujtojmë se në takimin e parë të luajtur në Prishtinë, Kosova e mposhti Maqedoninë me shifrat 72-68, por përfaqësuesja jonë në mesjavë pësoi disfatë (76-50) në Tallinn nga Estonia.

Prandaj, e ardhmja e Kosovës në këto kualifikime do të varet nga ndeshja e ardhshme ndaj Estonisë. /Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
“Është e vështirë të kuptosh”, Mourinho ‘shfryn’ ndaj Renato Sanchesit

“Është e vështirë të kuptosh”, Mourinho ‘shfryn’ ndaj Renato Sanchesit

Serie A
Mund ta kishin nënshkruar për vetëm tre milionë euro më 2017, Liverpoolit tani i duhet të paguajë 200 milionë euro për pasuesin e Salah

Mund ta kishin nënshkruar për vetëm tre milionë euro më 2017, Liverpoolit tani i duhet të paguajë 200 milionë euro për pasuesin e Salah

Premier League
Aksidentohet autobusi i KFF Jakova, lëndohet tetë futbolliste dhe trajneri

Aksidentohet autobusi i KFF Jakova, lëndohet tetë futbolliste dhe trajneri

Sport vendor
Warren Zaire-Emery apo 'roboti' i Luis Enriques, 17-vjeçari i pazëvendësueshëm te PSG

Warren Zaire-Emery apo 'roboti' i Luis Enriques, 17-vjeçari i pazëvendësueshëm te PSG

Ligue 1
Zbulohet klauzola sekrete në kontratën e re të Xavit me Barcelonën

Zbulohet klauzola sekrete në kontratën e re të Xavit me Barcelonën

La Liga
Tre shqiptarë në kërkim nga policia angleze, vodhën 300 mijë funte në shtëpinë e Sterlingut

Tre shqiptarë në kërkim nga policia angleze, vodhën 300 mijë funte në shtëpinë e Sterlingut

Ndërkombëtare
Kalo në kategori