ChatGPT Image Jul 7, 2026, 10_39_06 AM

“Ngom Fest” u hap të enjten me një performancë të jashtëzakonshme të reperëve dhe D.j., të cilët arritën ta tërheqin audiencën që së bashku krijuan atmosferë festive.

Festivali po vazhdon të premten me programin e ditës së dytë, përkatësisht me muzikë Rock eksperimental, Jazz, Drum&Bass.


Meedi, njëri nga solistët e grupit suedez “Huset”, të cilët do të performojnë sonte, ka deklaruar se dëgjuar se “audiencës i pëlqen shumë të kërcej dhe se për këtë fakt gjendemi këtu”, transmeton Telegrafi.

Kurse solisti tjetër, Joan, tha se “Prizreni është qytet shumë i bukur, entuziast dhe ka një popullsi xhentile. Me të vërtetë më la një përshtypje shumë të mirë”.

Ndërkaq, edhe sonte organizatorët paralajmërojnë se në Marash, pritet të jetë një atmosferë e mirë në saje të performancave të bendeve dhe D.j-ve të radhës. /Telegrafi/