Gara për Topin e Artë 2026 ka hyrë në një fazë të nxehtë, teksa renditja më e fundit për muajin prill 2026 ka sjellë befasia të mëdha dhe diskutime të shumta në botën e futbollit.

Sipas publikimit të fundit të faqes së njohur Score 90, në krye të listës qëndron ylli i Bayern Munichut, Michael Olise, i cili aktualisht konsiderohet si kandidati kryesor për çmimin më prestigjioz individual.


Forma e tij mbresëlënëse dhe ndikimi në lojën e skuadrës gjermane e kanë vendosur Olisen përpara emrave të mëdhenj të futbollit evropian.

Olise llogaritet aktualisht favorit për Topin e Artë 2026

Pas tij renditet Harry Kane në vendin e dytë, duke konfirmuar një tjetër sezon të jashtëzakonshëm në aspektin individual. Ndërsa podiumin e plotëson supertalenti i Barcelonës, Lamine Yamal, i cili vazhdon të mahnitë pavarësisht moshës së re.

Top 5-shja mbyllet me dy emra të njohur: Kylian Mbappe në vendin e katërt dhe Erling Haaland në vendin e pestë, duke treguar se përvoja dhe vazhdimësia mbeten faktorë kyç në këtë garë.

Më poshtë në renditje shfaqen gjithashtu lojtarë me ndikim të madh këtë sezon, si Declan Rice (6), Ousmane Dembele (7), Vitinha (8), Joshua Kimmich (9) dhe Khvicha Kvartaskhelia i dhjeti.

Renditja aktuale e fituesve të mundshëm të Topit të Artë 2026

Më poshtë lista përfshin edhe emra si Luis Diaz, Vinicius Junior, Julian Alvarez, Pedri, Raphinha, Federico Valverde, Bruno Fernandes, Achraf Hakimi, Nuno Mendes dhe Gabriel Magalhaes.

Renditja dëshmon se gara është më e hapur se kurrë. Me gjashtë muaj ende për t’u zhvilluar deri në ceremoninë finale, performancat në fund të sezonit dhe trofetë ekiporë pritet të jenë vendimtarë për të përcaktuar fituesin.

Vlen të theksohet se në vitin e fundit, Topin e Artë e fitoi Ousmane Dembele, teksa pas tij u renditen Lamine Yamal dhe Vitinha. /Telegrafi/

telegrafi sport app