LAJMI I FUNDIT:

Në këtë kohë pandemie globale, Ledri Vula vendos ta publikojë albumin e ri

Në këtë kohë pandemie globale, Ledri Vula vendos ta publikojë albumin e ri
Ledri Vula (Foto: Instagram)

Përhapja e COVID-19 apo coronavirusit në mbarë botën e po ashtu edhe në Shqipëri, ka bërë që shumë nga qytetarët të mbyllen në shtëpi për t’u mbrojtur nga ky virus vdekjeprurës.

Ndërsa ditët do jenë më monotone dhe më pasive, reperi Ledri Vula ka menduar që në këtë kohë pandemie të ju argëtojë paksa me muzikën e tij.


Ai në rrjetet sociale bën të ditur se nga sot në mesnatë do të mund të dëgjoni këngët e albumit më të ri.

Reperi i popullarizuar, që njihet edhe për anën e tij humane, edhe këtë herë e dëshmon se para gjithçkaje për të janë admiruesit e muzikës së tij.

Albumi “10/10”, siç tregon Ledri, ishte paraparë të publikohet më 10 prill, por ai ka vendosur ta ndajë me adhuruesit në këto ditë të vështira.

Të gjitha lajmet nga Ledri Vula
Lexo po ashtu Të gjitha lajmet nga Ledri Vula

“Albumi 10/10 , i cili ka qëndruar me mua shumë kohë, mendoj që tash e tutje duhet të qëndrojë me ju”, ka shkruar Ledri në llogarinë e tij në Instagram.

Në fund, reperi po ashtu pati një mesazh për të gjithë shqiptarët duke shkruar, “Vjen koha që na shumë shpejt mu kthy në jetët tona normale, vjen koha që na me u pa e me u përqafu shumë shpejt si gjithë“.

Albumi “10/10” do të publikohet në Spotify, AppleMusic dhe të gjitha platformat e tjera online. /Telegrafi/

Në trend Magazina

Më shumë
Luka Modric bleu një apartament luksoz në Zagreb - aty ku pritet të kthehet për të jetuar

Luka Modric bleu një apartament luksoz në Zagreb - aty ku pritet të kthehet për të jetuar

Magazina

"O Bes Kallaku", reagimi epik i Xhensilës kur fansat i përmendin ish-partnerin në koncert

Magazina
“Ndalu dhe kërko falje”, babai i Rita Orës shpërndan momentin kur presidentja Osmani e përballi Vuçiqin me të vërtetën në OKB

“Ndalu dhe kërko falje”, babai i Rita Orës shpërndan momentin kur presidentja Osmani e përballi Vuçiqin me të vërtetën në OKB

Magazina
Dua Lipa zbulon këmbët e saj të tonifikuara në një paraqitje tejet elegante në New York City

Dua Lipa zbulon këmbët e saj të tonifikuara në një paraqitje tejet elegante në New York City

Magazina
Gjysmë shekulli karrierë, Ministri i Kulturës Hajrulla Çeku me fjalë të mëdha për Ramadan Krasniqin

Gjysmë shekulli karrierë, Ministri i Kulturës Hajrulla Çeku me fjalë të mëdha për Ramadan Krasniqin

Magazina
“Çka më kanë parë sytë” - Pas largimit nga Big Brother VIP Albania, Jetmir Salaj kërcënon produksionin se do të zbulojë sekrete?

“Çka më kanë parë sytë” - Pas largimit nga Big Brother VIP Albania, Jetmir Salaj kërcënon produksionin se do të zbulojë sekrete?

Magazina
Kalo në kategori