LAJMI I FUNDIT:

Në fundjavë, gara në shtegun më atraktiv

Në fundjavë, gara në shtegun më atraktiv

Kampionati i Kosovës në automobilizëm vazhdon në këtë fundjavë me garën e disiplinës malore, e cila do të zhvillohet në Brezovicë.

Është kjo gara e katërt e kësaj disipline, ndërsa e shtata në përgjithësi.


Brezovica është shtegu më atraktiv dhe më i gjati në garat në Kosovë (7.7 km).

“Fakti që garat malore janë shumë tërheqëse për dashamirët e auto sportit si dhe duke marrë parasysh përfundimin e muajit të Ramazanit, me të drejtë pritet që Brezovica të jetë në qendër të vëmendjes gjatë kësaj fundjave”, shpreh bindjen Federata e Automobilizmit në njoftimin për garën e radhës, transmeton koha,.net.

“Disa garues munguan në Shalë të Bajgorës dhe në Gjakovë, qoftë për shkak të Ramazanit apo për arsye se kishin defekte në makinat e tyre, ndërsa pritet që ata t’i bashkohen ‘çetës’ automobilistike në mënyrë që kjo garë t’i arsyetojë pritjet e mëdha”, thuhet më tej.