LAJMI I FUNDIT:

Më në fund, Melania vendoset në Shtëpinë e Bardhë (Foto)

Më në fund, Melania vendoset në Shtëpinë e Bardhë (Foto)

Pesë muaj pasi Donald Trump mori detyrën e presidentit të Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Melania dhe djali 11-vjeçar Barron janë vendosur në Shtëpinë e Bardhë.

Zonja e Parë nuk ka dashur të vendosej në Washington derisa djali i çiftit ta përfundonte shkollën.


Shumëkush e ka konsideruar të pazakontë këtë vendim, duke qenë se Melania është gruaja e parë e një presidenti që nuk është vendosur menjëherë në Washington.

Nga shtëpia modeste në Slloveni, drejt e në Shtëpinë e Bardhë (Foto)
Lexo po ashtu Nga shtëpia modeste në Slloveni, drejt e në Shtëpinë e Bardhë (Foto)

Nëse duhet besuar postimit të saj në Twitter, Melania duket të jetë e mahnitur me shtëpinë e re.

“Duke shpresuar në kujtimet që do t’i bëjmë në shtëpinë e re”, ka shkruar ajo. /Telegrafi/