Zëvendës-presidenti i Barcelonës, Eduard Romeu, ka insistuar se ata "dinë se si të bëjnë mrekulli" ndërsa diskutoi për një rikthim të mundshëm të Lionel Messit.

Zyrtari i lartë i Barcelonës është i bindur se Messi mund të joshet përsëri për një rikthim në Camp Nou nga Paris Saint-Germain nëse klubi arrin të gjejë një zgjidhje të qëndrueshme financiare.


Romeu ka përmendur edhe më parë mundësinë e ri-nënshkrimit të kapitenit argjentinas si lojtar i lirë kur kontrata e tij me PSG të skadojë në qershor 2021, ndërsa tani ka bërë përsëri tifozët të ëndërrojnë.

messi 1

“Nëse klubi dëshiron (ta kthejë atë), ne do të fillojmë të punojmë në anën financiare të marrëveshjes”, ka thënë fillimisht Romeu në një konferencë për shtyp.

“Ne e dimë se si të bëjmë mrekulli. Dyert janë gjithmonë të hapura për Messin”, përfundoi njeriu i dytë në hierarkinë e Barcelonës.

Ndryshe, Messi duhej të largohej nga Barcelona në vitin 2021 pasi klubi katalunas nuk mund të përballonte të mbulonte pagat e tij mes vështirësive të tyre financiare.

messi 2

Megjithatë, klubi që atëherë ka aktivizuar një numër levash ekonomike për të mbledhur fonde dhe mund të jetë në gjendje të përpiqet të rikthejë shtatë herë fituesin e Topit të Artë verën e ardhshme.

Sulmuesi, i cili nuk do të marrë një vendim përfundimtar për të ardhmen e tij deri në fund të sezonit, do të kthehet në aksion kundër Reims në Ligue 1 të dielën me PSG. /Telegrafi/

telegrafi sport app