The Athletic zbulon prapaskenat: Real Madridi merr vendimin për Rodrin


Real Madridi ka mohuar edhe një herë zërat që e lidhin me transferimin e Rodrit nga Manchester City.
Sipas “The Athletic”, burime nga nivele të ndryshme të hierarkisë së klubit madrilen kanë këmbëngulur se nuk kanë asnjë interes për mesfushorin spanjoll, pavarësisht spekulimeve të vazhdueshme.
Rodri është përfolur prej vitesh si një objektiv i mundshëm i Real Madridit, veçanërisht pas sezonit 2023/24, kur fitoi Topin e Artë dhe u vendos mes futbollistëve më të mirë në botë.

Megjithatë, drejtuesit e klubit janë të pakënaqur me zërat e vazhdueshëm në media dhe insistojnë se nuk po planifikojnë asnjë lëvizje për 30-vjeçarin.
Kontrata e Rodrit me Manchester Cityn skadon verën e ardhshme dhe klubi anglez po punon për rinovimin e saj. Deri tani, palët nuk kanë arritur një marrëveshje, çka ka bërë që spekulimet të vazhdojnë.
Fakti që Real Madridi ka transferuar disa lojtarë si agjentë të lirë në vitet e fundit ka ushqyer edhe më shumë këto zëra, por sipas raportit, klubi spanjoll nuk ka ndërmend të hyjë në garë për nënshkrimin e Rodrit./Telegrafi/










































