LAJMI I FUNDIT:

Ndeshje interesante në xhiron e 19-të, kryendeshja zhvillohet në kryeqytet

Ndeshje interesante në xhiron e 19-të, kryendeshja zhvillohet në kryeqytet

Në fundjavë zhvillohet xhiroja e 19-të e Prince Caffe Superligës së Kosovës në basketboll.

Takimi i parë do të jetë mes Vëllaznimit dhe Golden Eagle Yllit, vendit të pestë, përkatësisht të katërt në renditje. Kuqezinjtë kanë tetë fitore e dhjetë humbje, kurse therandasit kanë dhjetë fitore e tetë humbje, andaj pritet një sfidë e barabartë.


Ditën e sotme do të përballen dy skuadrat me traditë, Sigal Prishtina dhe Bashkimi. Bardhekaltrit janë në vendin e tretë me 12 fitore e gjashtë humbje, kurse Portokallezinjtë në vendin e gjashtë me shtatë fitore e 11 humbje.

Të dielën do të përballen Proton Cable Prizreni me Trepçën. Prizrenasit janë në vendin e shtatë me pesë fitore e 13 humbje, kurse mitrovicasit janë liderë me 16 fitore e dy humbje, prej tyre 11 fitore radhazi.

Dueli i fundit është mes Pejës dhe Istogut. Kampionët e Kosovës shihen si favoritë, pasi janë në vendin e dytë me 13 fitore e pesë humbje, ndërsa skuadra istogase ka vetëm një fitore e 17 humbje. /Telegrafi/ 

Prince Caffe Superliga-Java 19

E shtunë

17:00 Vëllaznimi – Golden Eagle Ylli

19:00 Sigal Prishtina – Bashkimi

E diel

17:00 Proton Cable Prizreni – Trepça

19:00 Peja – Istogu

Në trend Sport

Më shumë
Grushte të fuqishme dhe hedhje në tokë, turko-gjermani Cinkara e fiton luftën ndaj boksierit kosovar Armend Xhoxhaj

Grushte të fuqishme dhe hedhje në tokë, turko-gjermani Cinkara e fiton luftën ndaj boksierit kosovar Armend Xhoxhaj

Boks
Ish-legjenda e Liverpoolit tregon ‘arsyen e vetme’ që çoi tek përplasja e Salahut me Kloppin

Ish-legjenda e Liverpoolit tregon ‘arsyen e vetme’ që çoi tek përplasja e Salahut me Kloppin

Premier League
Pamje të reja nga përplasja e Salahut me Kloppin tregojnë saktësisht se çfarë ka ndodhur

Pamje të reja nga përplasja e Salahut me Kloppin tregojnë saktësisht se çfarë ka ndodhur

Premier League
Salah pyetet për përplasjen me Kloppin – jep një përgjigje të shkurtër, por të ashpër

Salah pyetet për përplasjen me Kloppin – jep një përgjigje të shkurtër, por të ashpër

Premier League
Tuchel e ka analizuar Real Madridin në detaje – por zbulon një shqetësim të madh para ndeshjes

Tuchel e ka analizuar Real Madridin në detaje – por zbulon një shqetësim të madh para ndeshjes

Liga e Kampionëve
Salah dhe Klopp përfshihen në një përplasje të furishme verbale – egjiptiani duhej të qetësohej nga Nunez

Salah dhe Klopp përfshihen në një përplasje të furishme verbale – egjiptiani duhej të qetësohej nga Nunez

Premier League
Kalo në kategori