LAJMI I FUNDIT:

Ndërron jetë në moshën 22 vjeçare ylli i Netflixit, Hana Kimura

Ndërron jetë në moshën 22 vjeçare ylli i Netflixit, Hana Kimura
Hana Kimura (Foto: Instagram/hanakimurafan)

Hana Kimura, një mundëse profesioniste japoneze, e cila është shfaqur ne serialin real të Netflixit, “Terrace House”, ka vdekur në moshën 22-vjeçare.

Lajmin e ka konfirmuar organizata e saj e mundjes, ‘Stardom Wrestling’, ndërsa shkaku i vdekjes nuk është bërë i ditur.

“Me keqardhje ju njoftojmë se Hana Kimura ka ndërruar jetë. Ju lutemi të keni respekt dhe lini pakëz kohë që gjërat të përpunohen, dhe mbani mendimet dhe lutjet tuaja me familjen dhe miqtë e saj”, thuhet në njoftimin e ‘Stardom Wrestling’ në Twitter.

Pas lajmit për vdekjen e saj ishte raportuar se ajo është ngacmuar në internet, në atë që njihet si “Cyberbullying”.

Publikimi i saj i fundit në Instagram ishte një fotografi me macen e saj dhe përshkrimin: “Lamtumirë”.

Fituesja e çmimit ‘Fighting Spirit Award’ në vitin 2019, Kimura ishte një prej pjesëmarrësve në serialin real televiziv japonez, “Terrace House”, i cili u ndërpre si pasojë e pandemisë së coronavirusit. Seriali përcjell tre meshkuj dhe tri femra që jetojnë përkohësisht në një shtëpi. /Telegrafi/

Në trend Magazina

Më shumë
Momenti kur roja i sigurisë së Dua Lipës e ndalon fansen që të fotografohet me të - ia gjuan telefonin në tokë

Momenti kur roja i sigurisë së Dua Lipës e ndalon fansen që të fotografohet me të - ia gjuan telefonin në tokë

Magazina

"E spërkat me ujë dhe nuk ia lëshon rrugën" - Meriton Mjekiqi ndërhyn në përplasjen e ashpër të Eglës me Ilnisën

Magazina
'Mallkimi Kate Middleton': Princesha ishte shtrirë në spital edhe në vitin 2012, infermierja e saj bëri vetëvrasje pak kohë pasi zbuloi pa dashje gjendjen e saj

'Mallkimi Kate Middleton': Princesha ishte shtrirë në spital edhe në vitin 2012, infermierja e saj bëri vetëvrasje pak kohë pasi zbuloi pa dashje gjendjen e saj

Magazina
Pajtohen Heidi dhe Romeo - puthje e përqafime mes çiftit në Big Brother

Pajtohen Heidi dhe Romeo - puthje e përqafime mes çiftit në Big Brother

Magazina
Njëri nga të kërkuarit për tentim vrasjen në Prishtinë e kishte rrahur reperin Fero në vitin 2018

Njëri nga të kërkuarit për tentim vrasjen në Prishtinë e kishte rrahur reperin Fero në vitin 2018

Magazina
Pas përplasjes së ashpër me Ilnisa Agollin, Françeska mblodhi valixhet dhe duke qarë kërkoi të dilte nga Big Brother

Pas përplasjes së ashpër me Ilnisa Agollin, Françeska mblodhi valixhet dhe duke qarë kërkoi të dilte nga Big Brother

Magazina
Kalo në kategori