LAJMI I FUNDIT:

Ndërmjetësuesit në futboll morën 452 milionë euro nga komisionet në vitin 2021

Ndërmjetësuesit në futboll morën 452 milionë euro nga komisionet në vitin 2021

Tarifat e paguara për shërbimet e menaxherëve si ndërmjetësues kanë arritur shifrën e 452.16 milionë euro në vitin 2021, sipas raportit ‘Ndërmjetësit në Transferimet Ndërkombëtare’ të publikuar sot nga FIFA.

Në vitin 2021, plot 17,945 transferime lojtarësh profesionistë u regjistruan në TMS. Nga këto transferime, 3545 apo 19.8 për qind kanë pasur ndërhyrjen e të paktën një ndërmjetësi.


Në klubet evropiane ka një përqindje prej 95.8 apo 452 milionë eurove të shpenzuara në komisionet për ndërmjetës.

Klubet nga Anglia (117.96 milionë euro), Gjermania (74.77 milionë euro), Italia (65 milionë euro), Spanja (30.8 milionë euro), Franca (26 milionë euro) dhe Portugalia (26 milionë euro), përbënin vetëm 77% të totalit botëror.

Megjithëse shpenzimet globale të klubeve për transferime kanë ranë për të dytin vit radhazi (rënie prej 13,9 për qind në vitin 2021 dhe 23,4 për qind në vitin 2020).

Kjo rënie nuk çoi në ulje të shpenzimeve për komisionet ndaj ndërmjetësve, të cilat mbetën në të njëjtin nivel si në vitin 2020 dhe madje regjistroi një rritje të lehtë prej 0.7 për qind.

Sipas një raporti tjetër të përgatitur nga FIFA këtë vit, gjatë dekadës së fundit janë paguar 3.1 miliardë euro për shërbime ndërmjetëse në transferimet ndërkombëtare.

Reformë gjithëpërfshirëse e sistemit të transferimeve

Që nga viti 2017, dhe në përputhje me planin e veprimit të Infantinos, FIFA ka ndërmarrë një hap gjigant drejt krijimit të një sistemi transferimi më të drejtë dhe më transparent dhe Këshilli i FIFA-s ka miratuar reformat. Rregullorja e re e Agjentëve të Futbollit të FIFA-s do të hyjë në fuqi në vitin 2022.

Agjentët e udhëhequr nga Mino Raiola, Jonathan Barnett dhe Pedro Bravo kundërshtojnë me forcë ndryshimin që kërkon të vendosë kufirin prej tre për qind të komisionit, si dhe krijimin e një ‘shtëpie pastrimi’ ose bankë që do të kontrollojë lëvizjet e të gjitha palëve, duke garantuar pagesën e operacioneve për të gjitha palët, duke përfshirë klubet stërvitore. /Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
Ai ishte yll i futbollit - tani në moshën 31-vjeçare mund të kthehet aty ku e nisi karrierën

Ai ishte yll i futbollit - tani në moshën 31-vjeçare mund të kthehet aty ku e nisi karrierën

Ndërkombëtare
Alphonso Davies përgatitet të qëndrojë në Bayern Munich, kanadezi i zhgënjyer me Real Madridin

Alphonso Davies përgatitet të qëndrojë në Bayern Munich, kanadezi i zhgënjyer me Real Madridin

Bundesliga
Deschamps publikon listën për EURO 2024, befason me ftesën ndaj lojtarit që luan në Arabinë Saudite

Deschamps publikon listën për EURO 2024, befason me ftesën ndaj lojtarit që luan në Arabinë Saudite

Përfaqësueset
“Isha vërtet shumë i sëmurë, rrezikova të vdisja

“Isha vërtet shumë i sëmurë, rrezikova të vdisja" - Ramadani flet për momentin e vështirë te Lecces

Serie A
Kërkesa e çuditshme që ka bërë Mbappe për t’u transferuar tek Real Madridi

Kërkesa e çuditshme që ka bërë Mbappe për t’u transferuar tek Real Madridi

Ndërkombëtare
Mbappe, Vinicius Jr, Bellingham: Renditja e fundit e favoritëve për Topin e Artë

Mbappe, Vinicius Jr, Bellingham: Renditja e fundit e favoritëve për Topin e Artë

Ndërkombëtare
Kalo në kategori