Një vrasje ka ndodhur ditën e sotme (e mërkurë) në rrugën “Ndue Perlleshi” në Prishtinë.

Lajmin për Telegrafin e ka konfirmuar zëdhënësja e Policisë së Kosovës për rajonin e Prishtinës, Flora Ahmeti.

“Rreth orës 17:00 policia ka marrë informatën për një vrasje të ndodhur në rrugën ” Ndue Perlleshi” në Prishtinë. Menjëherë pas marrjes së informatës policia ka dalë në vendin e ngjarjes dhe po ndërmerr të gjitha veprimet e nevojshme që konsistojnë në hetimin e rrethanave që karakterizojnë ngjarjen”, tha Ahmeti për Telegrafin.

Foto: Instagram

Siç mësohet, i qëlluari është Albert Krasniqi, i cili para disa viteve ka qenë anëtar i labelit, ‘BabaStars’.

I njëjti ishte i përfshirë në plagosjen e reperit nga Shqipëria, Noizy, ngjarje kjo që ndodhi në shtator të vitit 2016.

Dyshohet se babai vrau djalin e tij në Prishtinë Dyshohet se babai vrau djalin e tij në Prishtinë

Krasniqi ndërkohë ishte dënuar nga gjykata me 6 muaj burgim me mundësinë që dënimin ta shlyente me para. Vendimi i gjykatës po ashtu e ngarkonte Krasniqin edhe me një dënim shtesë prej 8 mijë eurosh për veprat e tjera në aktakuzë.

Foto: Instagram

Alberti në anën tjetër është njohur për publikun edhe si bashkëshorti i ish-Miss Kosova 2006, Besa Gashi, me të cilën ishte i martuar prej shumë vitesh.

Ditë më parë u bë e ditur se Besa dhe Alberti kanë ndarë rrugët, teksa dyshimet u shtuan me largimin e fotografive të përbashkëta që kishin në rrjete sociale.

Ata janë prindër edhe të një vajze të quajtur, Kjara. /Telegrafi/

Foto: Instagram