LAJMI I FUNDIT:

Mungon një ndeshje, apo derbi i këtij kampionati që të mbyllet rrethi i parë

Mungon një ndeshje, apo derbi i këtij kampionati që të mbyllet rrethi i parë

Më ndeshjen Fushë Kosova-Gjilani, ka mbetur vetëm edhe ndeshja mes Dritës dhe Ballkanit, që të mbyllet rrethi i parë i Albi Mall Superligës.

Me sistemin që aktualisht ka elita e futbollit kosovar, zhvillohen katër rrethe me nga nëntë ndeshje për secilën skuadër.


Për t’i bërë saktë llogaritë e rrethit të parë mungon derbi më i madh i këtij edicioni, ndërmjet Dritës dhe Ballkanit që për shumë njohës janë dy skuadrat në luftë për titullin e kampionit.

Kjo ndeshje ishte e vlefshme për javën e tretë të Superligës së Kosovës, por ishte shtyrë me kërkesën e Ballkanit, pasi kishte një udhëtim të vështirë në Ligën e Konferencës, pas katër ditësh te Bate Borisovi, ku edhe e siguroi fazën e grupeve.

Ndeshja ka mundur të zhvillohet në këtë fundjavë, por ftesa për dy lojtarët e Ballkanit, Lumbardh Dellovën dhe Qëndrim Zybën, si dhe ftesa për Edvin Kuç nga Mali i Zi bën që kjo ndeshje të mos zhvillohej këto ditë.

Kjo pasi një skuadër nëse i ftohet një ose më shumë lojtarët në ekipet përfaqësueses ka të drejtë të kërkojë shtyrjen e ndeshjes.

Bilanci deri më tani: Ballkani dhe Drita pa humbje, të gjithë shijuan fitoret

Pra të gjitha skuadrat që marrin pjesë në Superligën e Kosovës kanë zhvilluar nga nëntë ndeshje, përveç Ballkanit dhe Dritës.

Ballkani është lider deri më tani me 20 pikë, pas gjashtë fitoreve dhe dy barazimeve. Një pikë më pak ka Llapi që ka bërë shumë mirë deri më tani, duke marr gjashtë fitore, një barazim dhe dy humbje.

Drita është e treta me pesë fitore dhe tri barazime, ku me 18 pikë është e treta, ndërsa nëse do të fitonte ndeshjen ndaj Ballkanit do të ishte e para me 21 pikë, ndërkaq barazimi në këtë takim që do ta zhvillojë si vendas do ta dërgonte në vendin e dytë me pikë të barabarta me Llapin.

Në pozitat katër dhe pesë janë Malisheva dhe Prishtina me nga 12 pikë. Malishevasit kanë marr katër fitore dhe pesë humbje, ndërsa ndeshjet si vendas këtë sezon deri më tani i kanë zhvilluar në Suharekë.

Prishtina në anën tjetër nga nëntë ndeshje ka marr vetëm dy fitore, shumë barazime, gjithsej gjashtë, ndërsa ka po ashtu vetëm një humbje.

Në vendin e gjashtë është Feronikeli 74 me 10 pikë, të marra me tri fitore, një barazim, ndërsa ka pësuar pesë humbje.

Shumë barazime ka edhe Dukagjini që është i shtati me 9 pikë. Një fitore e vetme, gjashtë barazime dhe dy humje në nëntë xhiro ka marr skuadra e Armend Dallkut.

Gjilani është i teti me 8 pikë, ku ka dy fitore, dy barazime dhe pesë humbje. Në vendin e nëntë është Liria me një fitore, tri barazime dhe pesë humbje.

Krejt në fund është Fushë Kosova që sot mori fitoren e parë në elitë, por që nuk ndryshoi pozitë në renditje. Me një fitore, dy barazime dhe gjashtë humbje, Pampurat kanë tubuar 5 pikë.

Favoritët dhe kush rrezikon

Nëse nisemi nga fjalia e urtë: “Dita e mirë shihet në mëngjes”, gara për titull do të zhvillohet mes Ballkanit, Dritës dhe Llapit.

Këto vetëm se kanë filluar shkëputjen nga të tjerat dhe me organikën që kanë në skuadër me shumë gjasë do ta përfaqësojnë Kosovën në garat ndërkombëtare sezonin e ardhshëm.

Prej pozitës së katërt deri në të dhjetën skuadrat i ndajnë shtatë pikë dhe gara për mbijetesë duket të jetë më e fortë se sa për titull, pasi shumë ekipet mund të mbesin në këtë valle.

Me ata që kanë treguar skuadrat deri më tani, Liria dhe Fushë Kosova, ta japin përshtypjen që elita është e vështirë për to, por mbeten në luftë pasi që ka ende edhe shumë ndeshje, pasi vetëm ¼ janë zhvilluar.

Kupa e Kosovës mbetet një tjetër biletë për Evropë dhe shumë skuadra do ta kërkojë suksesin përmes kësaj gare.  /Telegrafi/

 

Në trend Sport

Më shumë
Mësohet arsyeja pse nuk ndërhyri VAR-i te goli i anuluar i Bayern Munichut ndaj Real Madridit

Mësohet arsyeja pse nuk ndërhyri VAR-i te goli i anuluar i Bayern Munichut ndaj Real Madridit

Liga e Kampionëve
UEFA theu protokollin gjatë vendimit të VAR-it në përballjen mes Real Madridit dhe Bayern Munichut

UEFA theu protokollin gjatë vendimit të VAR-it në përballjen mes Real Madridit dhe Bayern Munichut

Liga e Kampionëve
Polemika për golin e anuluar të Bayernit: Ishte apo jo pozicion jashtë loje?

Polemika për golin e anuluar të Bayernit: Ishte apo jo pozicion jashtë loje?

Liga e Kampionëve
Festimi i veçantë i Rudiger: 70 metra sprint në stilin e tij!

Festimi i veçantë i Rudiger: 70 metra sprint në stilin e tij!

Liga e Kampionëve
Tifozët assesi të pajtohen me atë që Henry ka thënë për Mbappen

Tifozët assesi të pajtohen me atë që Henry ka thënë për Mbappen

Liga e Kampionëve
Ancelotti: Ankesat e Bayernit? Në rregull, ankohemi edhe ne për golin e Nachos

Ancelotti: Ankesat e Bayernit? Në rregull, ankohemi edhe ne për golin e Nachos

Liga e Kampionëve
Kalo në kategori