LAJMI I FUNDIT:

Momenti kur Princi Harry reagon me shpejtësi pasi dora e tij përjetoi elektricitet kur u përshëndet me fansin

Momenti kur Princi Harry reagon me shpejtësi pasi dora e tij përjetoi elektricitet kur u përshëndet me fansin

Princi Harry dhe Meghan Markle ndodhen këto ditë në Holandë për Lojërat Invictus.

Një video e publikuar së fundmi në Twitter tregon Dukën 37-vjeçar të Sussex-it me shpirt të ngazëllyer, i hipur në një veturë luksoze me gruan e tij Meghan Markle, teksa arrinin së bashku në ceremoninë e hapjes së Lojërave Invictus në Hagë të shtunën.


Duke ngadalësuar Land Rover-in e sigurisë së lartë për të përshëndetur një grumbull fansash – Princi u pa duke reaguar me shpejtësi kur gjatë përshëndetjes me shuplakë me një prej fansave, dora e tij përjetoi elektricitet, shkruan DailyMail.

Një fans publikoi videon në Twitter, e cila tregon Princin Harry në timonin e Land Rover-it, i veshur me një bluzë të shkurtër dhe syze dielli.

Më se të mirëpritur në Evropë, Princi Harry dhe Meghan Markle shfaqin një kimi të jashtëzakonshme në skenën e Lojërave Invictus
Lexo po ashtu Më se të mirëpritur në Evropë, Princi Harry dhe Meghan Markle shfaqin një kimi të jashtëzakonshme në skenën e Lojërave Invictus

Çifti, i cili mbërriti në Zuiderpark rreth orës së drekës, dukeshin në humor të mirë ndërsa ngadalësuan automjetin për të folur me ata që ishin mbledhur për t’i përshëndetur.

Pasi uli xhamin e dritares poshtë, Princi Harry u përkul përpara për të folur me një grup të rinjsh që ishin aty pranë për t’i përshëndetur ata.

“Hej djema”, tha ai i gëzuar, përpara se të bërtiste “ahhh” kur një fans e përshëndeti me pesë gishtat e tij, dhe kështu duart e të dyve përjetuan pak drridhje.

Princi nuk dukej i mërzitur nga tronditja e papritur e elektricitetit, ndërsa qeshi dhe shtrëngoi dorën për të larguar ndjenjën, ndërsa Meghan e shikonte, gjithashtu e kënaqur nga ndërveprimi.

Meghan Markle 'pikon' në diamante - Dukesha e Sussexit shfaqet me aksesorë në vlerë mijëra euro gjatë Lojërave Invictus
Lexo po ashtu Meghan Markle 'pikon' në diamante - Dukesha e Sussexit shfaqet me aksesorë në vlerë mijëra euro gjatë Lojërave Invictus

Princi Harry vazhdoi të takonte më poshtë pesë fëmijët e tjerë, përpara se të zhvillonte një bisedë të shkurtër përpara ceremonisë së hapjes.

“Përshëndetje, më vjen mirë që ju shoh. A do të ju shoh sonte, në prapaskenë?”, pyeti Princi Harry.

“A po kënaqeni? Shihemi më vonë, mirupafshim”, vazhdoi ai.

Duka i Sussex-it dukej në humor të mirë teksa ktheu vëmendjen në rrugë dhe u largua me shikuesit që xhironin në telefonat e tyre dhe bërtisnin ‘mirupafshim’.

Harry themeloi Lojërat vjetore Invictus në vitin 2014 për të ndihmuar rehabilitimin e veteranëve të lënduar dhe u prezantua me Meghanin për herë të parë si çift në këto lojëra në vitin 2017, kur aso kohe u mbajtën në Yorino.

Lojërat Invictus shënojnë herën e parë kur Harry dhe Meghan Markle u rikthyen në Evropë që pas dy vitesh, që nga koha kur ata vendosën të largoheshin nga familja mbretërore. /Telegrafi/

Në trend Magazina

Më shumë
Bëhen bashkë pas dy vitesh Blero e Afrona Dika

Bëhen bashkë pas dy vitesh Blero e Afrona Dika

Magazina
U tha se do të vinte në Shqipëri për t'u takuar me Heidin në Big Brother - Massimiliano Varrese vjen me një mesazh në shqip

U tha se do të vinte në Shqipëri për t'u takuar me Heidin në Big Brother - Massimiliano Varrese vjen me një mesazh në shqip

Magazina
Adelina Ismaili rikthehet në skenë me Elita 5, performojnë 'live' hitet e vjetra së bashku

Adelina Ismaili rikthehet në skenë me Elita 5, performojnë 'live' hitet e vjetra së bashku

Magazina
Uroi çiftin për lindjen e vajzës gjatë spektaklit të Big Brother, Kiara Tito i reagon Ledion Liços

Uroi çiftin për lindjen e vajzës gjatë spektaklit të Big Brother, Kiara Tito i reagon Ledion Liços

Magazina

"Je surpriza e këtij Big Brother" - Meriton Mjekiqi emocionohet nga mesazhi që merr në 'Big Love'

Magazina
Ish-banorja e Big Brother: Luizi më ka bërë bllok, por nuk e di arsyen

Ish-banorja e Big Brother: Luizi më ka bërë bllok, por nuk e di arsyen

Magazina
Kalo në kategori