Asi i Real Madridit, Luka Modric, ka kritikuar ashpër Leo Messin dhe Cristiano Ronaldon.

Ylli i Barcelonës, Messi dhe ai i Juventusit, Ronaldo, refuzuan që të marrin pjesë në ceremoninë e Topit të Artë.


Duket se ata patën informata që Luka Modric do të shpallet fitues dhe vendosën që të mos marrin pjesë fare.

luka modric kandidat peraih ballon d or akhiri satu dekade dominasi ronaldo dan messi Ronaldo dhe Mesi nuk morën pjesë në ceremoninë e Topit të Artë

"Unë nuk e di pse ata nuk erdhën. Është zgjedhja e tyre, apo jo?".

"Sigurisht, këto trofe kanë kuptim vetëm nëse ata i fitojnë. Nuk është fer ndaj lojtarë të tjerë, për ata që kanë votuar për ta në dhjetë vitet e fundit ose edhe për tifozët e futbollit".

"Por, secili mund të veprojë sipas dëshirave të veta", u shpreh Modric.

Mesfushori i Realit u bë i pari kroat në histori që fiton këtë çmim si më i miri i globit në futboll. /Telegrafi/

telegrafi sport app