LAJMI I FUNDIT:

Mjekët thonë se gjendja shëndetësore e Peles po përmirësohet

Mjekët thonë se gjendja shëndetësore e Peles po përmirësohet

Mjekët e spitalit ku po qëndron legjenda braziliane e futbollit, Pele, kanë konfirmuar se gjenda e ish-sulmuesit të njohur po përmirësohet.

82-vjeçari Pele është shtruar në spital tash e një javë për të trajtuar një infeksion respirator të rënduar nga COVID-19. Ai pritet të largohet nga spitali kur të shërohet plotësisht nga infeksioni.

“Ai ka shenja të qëndrueshme jetësore, është i vetëdijshëm dhe pa komplikime të reja”, thuhet në njoftimin e spitalit Albert Einstein në Brazil.

Pele, tre herë fitues i Kupës së Botës, po lufton gjithashtu kancerin dhe po i nënshtrohet kimioterapisë.

Në Katar, imazhi Peles duke festuar golat dhe duke ngritur trofe me kombëtaren e Brazilit u shfaq në bluzat, flamujt dhe pankartat e tifozëve brazilianë që ishin mbledhur të hënën përpara ndeshjes së Kupës së Botës kundër Koresë së Jugut.

Pele kishte thënë se do ta shikonte ndeshjen nga spitali. Brazili fitoi 4-1 për të kaluar në çerekfinale. /Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
Reagon babai i Olti Hysenit, pas deklaratës 'bombastike' të lojtarit të talentuar

Reagon babai i Olti Hysenit, pas deklaratës 'bombastike' të lojtarit të talentuar

Përfaqësuesja e Kosovës
Një minutë në fushë kushton 2 milionë euro – dështimi më i madh i Chelseat nga blerjet e fundit

Një minutë në fushë kushton 2 milionë euro – dështimi më i madh i Chelseat nga blerjet e fundit

Premier League
I pyetur nga Bundesliga se cilit person të famshëm ia ka numrin e telefonit - Xhaka zgjodhi legjendën e futbollit

I pyetur nga Bundesliga se cilit person të famshëm ia ka numrin e telefonit - Xhaka zgjodhi legjendën e futbollit

Bundesliga
Kalimi te Real Madridi nuk ka të bëjë me paratë: Zbulohet pasuria neto e Kylian Mbappes

Kalimi te Real Madridi nuk ka të bëjë me paratë: Zbulohet pasuria neto e Kylian Mbappes

Ligue 1
Agjenti i Alphonso Davies godet Bayernin, shpjegon situatën e kanadezit

Agjenti i Alphonso Davies godet Bayernin, shpjegon situatën e kanadezit

Bundesliga
Real Madridi fërkon duart, shumë lojtarë të Man Cityt kthehen të dëmtuar nga kombëtaret

Real Madridi fërkon duart, shumë lojtarë të Man Cityt kthehen të dëmtuar nga kombëtaret

Liga e Kampionëve
Kalo në kategori