Në San Siro zhvillohet ndeshja vendimtare ndërmjet Milanit dhe RB Salzburgut që e përcakton skuadrën e dytë që vazhdon tutje nga Grupi E në Ligën e Kampionëve.
Rossonerët kanë një pikë më shumë se ekipi austriak dhe do të kualifikohen në fazën e eliminimit direkt edhe me barazim, derisa kundërshtari i tyre duhet doemos të fitojë për të vazhduar tutje.
Trajnerët Stefano Pioli dhe Matthias Jaissle i kanë caktuar taktikat dhe lojtarët që do të angazhohen nga fillimi.
Chelsea (që është kualifikuar nga pozita e parë) dhe Dinamo Zagrebi (që është eliminuar) janë dy skuadrat tjera të këtij grupi. /Telegrafi/