LAJMI I FUNDIT:

Milani e mposht me shumë mund Brescian në San Siro

Milani e mposht me shumë mund Brescian në San Siro
Hakan Calhanoglu (Foto: Marco Luzzani/Getty Images/Guliver)

Milani i ka fituar tri pikët e para për sezonin e ri në Serie A, pasi e ka mposhtur Brescian 1-0 në San Siro.

Rossonerët kishin humbur 1-0 në udhëtim te Udinese në fundajën e kaluar, mirëpo kanë arritur ta gjejnë rrugën deri te fitoja në javën e dytë.


Golin e vetëm në këtë përballje për Milanin e realizoi Hakan Calhanouglu në minutën e 12-të, pas asistimit që pranoi nga Suso.

Milan vs Brescia (Foto: Marco Luzzani/Getty Images/Guliver)

Pjesa e parë përfundoi me këtë epërsi minimale të gjigantit italian, derisa në të dytën nuk munguan rastet.

Milan vs Brescia (Foto: Marco Luzzani/Getty Images/Guliver)

Milani rrezikoi me anë të Castillejos dhe Paquetas, mirëpo gjuajtjen e tyre i ndali portieri i mysafirëve, Jesse Joronen.

Pas xhiros së dytë, Milani gjendet në vendin e dhjetë me tri pikë të arkëtuar, ndërsa në ndeshjen tjetër do të përballet me Veronan. /Telegrafi/