LAJMI I FUNDIT:

Messi me rekord të madh, tejkalon Ronaldon dhe bëhet golashënuesi më i mirë në histori në top pesë ligat evropiane

Messi me rekord të madh, tejkalon Ronaldon dhe bëhet golashënuesi më i mirë në histori në top pesë ligat evropiane

Ylli argjentinas i Barcelonës, Lionel Messi i ka shtuar listës së tij edhe një rekord të ri sa i përket shënimit të golave.

Barcelona ka arritur të fitojë me rezultat minimal 1-0 ndaj Real Sociedadit në ndeshjen e vlefshme për javën e 27-të në La Liga.


Fitorja e gjigantit katalunas erdhi falë një penalltie të konvertuar në gol nga ylli i skuadrës, Messi, në minutën e 81-të.

Me këtë gol, gjashtë herë fituesi i Topit të Artë ka arritur një rekord të madh, duke e tejkaluar pikërisht rivalin e tij më të madh, Cristiano Ronaldon.

Messi ka tejkaluar tashmë Ronaldon, duke u bërë golashënuesi më i mirë në histori në pesë ligat kryesore evropiane.

Kapiteni i Barcelonës tashmë ka arritur në kuotën e 438 golave në kampionat në 474 paraqitje.

Në anën tjetër, Ronaldo ka 437 gola të shënuara në 540 ndeshje të luajtura. /Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
A u vodh Barcelona në El Clasico? Cafu deklarohet shkurt dhe qartë

A u vodh Barcelona në El Clasico? Cafu deklarohet shkurt dhe qartë

La Liga
Publikohet biseda e gjyqtarit me dhomën e VAR-it për golin ‘fantazmë’ të Lamine Yamal

Publikohet biseda e gjyqtarit me dhomën e VAR-it për golin ‘fantazmë’ të Lamine Yamal

La Liga

"Ish-gjyqtari më i pasur në botë", është pronari i dy super bizneseve dhe ka pasuri neto më shumë se Mike Tyson

Ndërkombëtare
Bayerni shokon të gjithë me trajnerin i cili do ta drejtojë ekipin sezonin e ardhshëm

Bayerni shokon të gjithë me trajnerin i cili do ta drejtojë ekipin sezonin e ardhshëm

Bundesliga
Liverpooli përpilon listën zyrtare prej tre emrave për të zëvendësuar Kloppin pas largimit

Liverpooli përpilon listën zyrtare prej tre emrave për të zëvendësuar Kloppin pas largimit

Premier League
Ten Hag është i shkarkuar, Jim Ratcliffe fillon bisedimet me trajnerin e madh

Ten Hag është i shkarkuar, Jim Ratcliffe fillon bisedimet me trajnerin e madh

Premier League
Kalo në kategori