LAJMI I FUNDIT:

Messi flet pas het-trikut: Fitore e merituar ndaj Sevillas, synojnë triumfin edhe ndaj Realit në Copa del Rey

Messi flet pas het-trikut: Fitore e merituar ndaj Sevillas, synojnë triumfin edhe ndaj Realit në Copa del Rey
Lionel Messi (Foto: Aitor Alcalde/Getty Images/Guliver)

Kapiteni i Barcelonës, Lionel Messi ka thënë se skuadra po kthehet në nivelet e tyre të larta pas fitores së tyre 4-2 në Sevilla të shtunën pasdite.

Messi ishte në formë frymëzuese në Ramon Sanchez Pizjuan, duke shënuar het-trikun e 50-të të karrierës së tij në klubin katalunas, ndërsa pas lojës foli për fitoren dhe ndeshjen e radhës ndaj Real Madridit në Copa del Rey.

“Sot kemi luajtur ashtu siç ne dimë, kemi luajtur mirë dhe arritën golat kur na duheshin”, ka thënë fillimisht Messi pas ndeshjes për El Chringuito TV.

Barça triumfon ndaj Sevillas falë magjikut Messi
Lexo po ashtu Barça triumfon ndaj Sevillas falë magjikut Messi

“Është gjithmonë e vështirë për të fituar këtu dhe ne e dinim se do të na duhej të ri-zbulojmë formën tonë”.

“Ne e bëmë atë, u paraqitëm shumë mirë dhe morëm rezultatin e dëshiruar”.

“Ne nuk mund të luajmë gjithmonë futbollin tonë më të mirë, dhe kemi qenë në një fazë ku nuk kemi luajtur mirë”.

Lionel Messi duke festuar golin e dytë të Barcelonës (Foto: Aitor Alcalde/Getty Images/Guliver)

“Ka mjaft ndeshje për t’u luajtur, por sot ishte një fitore e rëndësishme për të vënë distancën midis neve dhe rivalëve tanë”.

Notat e lojtarëve: Sevilla 2-4 Barcelona, shkëlqen Messi  
Lexo po ashtu Notat e lojtarëve: Sevilla 2-4 Barcelona, shkëlqen Messi  

“Ne luajmë ndaj Real Madridit të mërkurën në Copa del Rey dhe kjo do të jetë një lojë e vështirë, veçanërisht ashtu siç është në Madrid, por ne duam të fitojmë”.

“Duam të fitojmë gjithçka, loja është e rëndësishme, por ne duam të fitojmë dhe pastaj të përqendrohemi në ligë”, përfundoi ylli argjentinas. /Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
“Doja të shihja vetëm gjëra që lidhen me vdekjen, nuk është për të çmendurit”, historitë e disa yjeve botërore që kanë vuajtur nga depresioni

“Doja të shihja vetëm gjëra që lidhen me vdekjen, nuk është për të çmendurit”, historitë e disa yjeve botërore që kanë vuajtur nga depresioni

Ndërkombëtare
Zbulohet emri i vërtetë i Kylian Mbappes - ka lënë të shokuar fansat e tij

Zbulohet emri i vërtetë i Kylian Mbappes - ka lënë të shokuar fansat e tij

Ligue 1
Lojtari i Arsenalit merr një 'kontratë rekord' që nuk është parë më parë në Emirates

Lojtari i Arsenalit merr një 'kontratë rekord' që nuk është parë më parë në Emirates

Premier League
I pyetur nga Bundesliga se cilit person të famshëm ia ka numrin e telefonit - Xhaka zgjodhi legjendën e futbollit

I pyetur nga Bundesliga se cilit person të famshëm ia ka numrin e telefonit - Xhaka zgjodhi legjendën e futbollit

Bundesliga
Liverpooli heq dorë nga Xabi Alonso, Klopp do të pasohet nga 39-vjeçari pak i njohur

Liverpooli heq dorë nga Xabi Alonso, Klopp do të pasohet nga 39-vjeçari pak i njohur

Premier League
Zviceranët e provokojnë me pyetje Shaqirin, ai i përgjigjet me fakte: Kur nuk kam qenë i gatshëm për ngjarjet e mëdha?

Zviceranët e provokojnë me pyetje Shaqirin, ai i përgjigjet me fakte: Kur nuk kam qenë i gatshëm për ngjarjet e mëdha?

Ndërkombëtare
Kalo në kategori