LAJMI I FUNDIT:

Melinda Gates e kishte planifikuar shkurorëzimin që në vitin 2019

Melinda Gates e kishte planifikuar shkurorëzimin që në vitin 2019
(Foto: Instagram/icibillet)

Bashkëshortja e miliarderit Bill Gates, Melinda, kishte filluar takimin me avokatët për divorcin të paktën që në vitin 2019 – njoftoi Wall Street Journal duke cituar burime dhe dokumente.

Çifti njoftoi ndarjen e tyre javën e kaluar pas 27 vitesh, duke deklaruar se “vendimi erdhi pas shumë mendimesh dhe shumë pune në marrëdhëniet tona”.


Melinda Gates, 56 vjeçe, kishte qenë në kontakt me avokatë nga disa firma që para dy vitesh, sipas raportit të ri.

(Foto: Instagram/mytalk1071)

Burimet që folën për Wall Street Journal theksuan se puna e Bill Gates me të ndjerin Jeffrey Epstein, një multi-milioner dhe i dënuar për vepra seksuale, ishte një problem midis manjatit të teknologjisë dhe Melindës.

Deklarata e lëshuar të hënën nga Bill dhe Melinda Gates nuk hyri në detajet e ndarjes së tyre.

“Gjatë 27 viteve të fundit, ne kemi rritur tre fëmijë të mahnitshëm dhe kemi ndërtuar një fondacion që punon në të gjithë botën për të fuqizuar të gjithë njerëzit që të bëjnë jetë të shëndetshme dhe produktive”, shkruante në një pjesë të deklaratës. /ATSH-DPA/Kosovapress/

Në trend Magazina

Më shumë
Betejë me Top Channel, Olsi Bylyku thirret përpara Gjykatës

Betejë me Top Channel, Olsi Bylyku thirret përpara Gjykatës

Magazina

"Nuk kanë pasur kurrë vajzë të bukur nga Kosova", një video e Rita Orës po bën xhiron në internet

Magazina
Shkurte Fejza jep lajmin e madh për nder të 50-vjetorit të karrierës

Shkurte Fejza jep lajmin e madh për nder të 50-vjetorit të karrierës

Magazina
Luka Modric bleu një apartament luksoz në Zagreb - aty ku pritet të kthehet për të jetuar

Luka Modric bleu një apartament luksoz në Zagreb - aty ku pritet të kthehet për të jetuar

Magazina

"O Bes Kallaku", reagimi epik i Xhensilës kur fansat i përmendin ish-partnerin në koncert

Magazina
Vesa Luma tregon se u bë ajo

Vesa Luma tregon se u bë ajo "sebep" i njohjes së çiftit Diola Dosti dhe Erolld Belegu

Magazina
Kalo në kategori