Rap-artistja e njohur, Melinda Ademi, vazhdon të jetë një personazh mjaft aktiv dhe i ndjekur në rrjetet sociale.
Ajo gjatë gjithë verës ka qenë e angazhuar në masë të madhe nëpër mbrëmje e koncerte, ndërkohë që herë pas here ka njoftuar fansat për më të rejat nga ana e saj.
E së fundmi artistja mori vëmendje me disa fotografi që ka publikuar në Instagram – aty ku numëron hiç më pak se mbi një milion njerëz.
Krijuesja e hitit “Nashta” duket se këtë periudhë është duke shijuar pushimet teksa nuk ka munguar me disa poza të reja provokuese.
Ajo ka vënë në pah linjat trupore në një kostum dypjesësh të punuar me dorë, në të cilin përfshihen disa elemente unike.
Melinda momentalisht është akoma duke shijuar suksesin e këngës “A mke dasht” që e solli në duet me Ledri Vulën.
Sidoqoftë, e njëjta është duke punuar edhe për këngë të tjera që do t’i lansojë në vijim. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëShitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Krijo hapësirën tënde të biznesit – zyre me qira te 4 Llulat – 300€/muaj ID-252
Ofertë e veçantë – vila në Brezovicë ofrohet me zbritje ID-246
Një jetë e re fillon këtu – banesa e gatshme 2+1 në rrugën ‘Gazmend Zajmi’ ID-251