Mauro Icardi do të largohet nga Paris Saint Germain pas tri viteve qëndrim në Parc de Princes.

Sulmuesi argjentinas karrierën do ta vazhdoj në Turqi, pasi nuk arriti të siguronte një kontratë në top pesë ligat kryesore evropiane.

Icardi iu ofrua disa skuadrave si Romës, Manchester United, Newcastle United, Sevillës e Atletico Madridit, por asnjëra nga to nuk shprehur interesim për transferimin e tij.

Kur ka përfunduar afati kalimtar në top pesë ligat evropiane, e ardhmja e Icardit pritet të jetë në Turqi tek Galatasaray.

Gjiganti turk Galatasaray e ka bërë një ofertë te PSG për huazimin e argjentinasit dhe janë të gatshëm të paguajnë tre milionë euro për pagën e tij, derisa pjesa tjetër do të paguhet nga parisienët.

Reklama
Reklama

Kanë mbetur ende disa detaje që marrëveshja të mbyllet, për të shkuar më pas te vizitat mjekësorë, firma dhe zyrtarizimi. /Telegrafi/