LAJMI I FUNDIT:

Marca zgjedh formacionin më të mirë të sezonit – dominojnë lojtarët nga Real Madridi

Marca zgjedh formacionin më të mirë të sezonit – dominojnë lojtarët nga Real Madridi

Me 71 anëtarë në juri, më në fund votat janë mbledhur dhe publikuar se kush ka përfunduar në formacionin më të mirë të sezonit të zgjedhur nga mediumi prestigjioz spanjoll Marca.

Reklama

Gazeta Marca ka zgjedhur formacionin më të mirë të sezonit duke renditur lojtarët me një rreshtim 4-3-3.

Në formacionin e tyre të zgjedhur nga plot 71 anëtarë të jurisë, nga skuadrat që marrin pjesë në pesë ligat kryesore evropiane, dominojnë futbollistë nga Real Madridi dhe Liverpooli.

Duke pasur parasysh se dy skuadrat luftuan në finalen e Ligës së Kampionëve, nuk është çudi që tetë nga 11 lojtarët vijnë nga të dy klubet, përcjell Telegrafi.

Në portë, nuk ka asnjë befasi pasi aty gjendet heroi i Real Madridit, Thibaut Curtois.

Në mbrojtje, janë dy lojtarë të Liverpoolit (Trent Alexander-Arnold dhe Virgil Van Dijk), një nga Real Madrid (David Alaba) dhe një nga Manchester City (Joao Cancelo).

Në mesfushë, Luka Modric gjendet së bashku me dy lojtarë të ekipit të Pep Guardiolës, Kevid de Bruyne dhe Rodri.

Në sulm, nuk ka asnjë dyshim për përfshirjen e Karim Benzemas dhe Vinicius Junior, ndërsa Mohamed Salah përmbyll treshen e sulmit.

Formacioni i Marca: Courtois; Alexander-Arnold, Van Dijk, Alaba, Cancelo; Rodri, De Bruyne, Modric; Salah, Vinicius dhe Benzema.

/Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
Federata e Tenisit e Kosovës reagon pas gjestit të shëmtuar politik të Djokovicit në French Open

Federata e Tenisit e Kosovës reagon pas gjestit të shëmtuar politik të Djokovicit në French Open

Tenis
Reagimi i Granit Xhakës kur tifozi i Arsenalit ia përmend bashkëshorten

Reagimi i Granit Xhakës kur tifozi i Arsenalit ia përmend bashkëshorten

Premier League
Busquets zbulon një mënyrë se si Interi mund ta ‘dëmtojë’ Man Cityn në finalen e Ligës së Kampionëve

Busquets zbulon një mënyrë se si Interi mund ta ‘dëmtojë’ Man Cityn në finalen e Ligës së Kampionëve

Liga e Kampionëve
Real Madridi shqetësohet për Benzemën pas ofertës marramendëse nga Arabia Saudite

Real Madridi shqetësohet për Benzemën pas ofertës marramendëse nga Arabia Saudite

La Liga
Leao u kërkon falje tifozëve të Juventusit pas gjestit të shëmtuar me fanellën e tyre

Leao u kërkon falje tifozëve të Juventusit pas gjestit të shëmtuar me fanellën e tyre

Serie A
Pavard kërkon përsëri largimin nga Bayern Munichu

Pavard kërkon përsëri largimin nga Bayern Munichu

Bundesliga
Kalo në kategori