LAJMI I FUNDIT:

Man City dhe Arsenali në ‘luftë’ me njëra-tjetrën për shërbimet e sensacionit të Ligës Premier

Man City dhe Arsenali në ‘luftë’ me njëra-tjetrën për shërbimet e sensacionit të Ligës Premier

Arsenali dhe Manchester City pritet që të rivalizojnë njëra-tjetrën për shërbimet e të njëjtit lojtar, pasi më herët e kishin bërë të njëjtën gjë edhe për Declan Rice.

Arsenali siguroi shërbimet e Rice verën e kaluar, pasi shpenzuan një shifër rekord të klubit prej 105 milionë eurosh, për ta joshur atë të transferohet nga West Hami.


Rice kishte tërhequr interesimin edhe nga Manchester City, para se ylli anglez të favorizojë kalimin në Londrën Veriore.

Tani, duket se Mikel Arteta dhe Pep Guardiola do të shkojnë ‘kokë më kokë’ për një tjetër lojtar, për të dytin vit rresht.

Siç raporton The Telegraph, Arsenali dhe Manchester City, që të dyja, janë duke monitoruar nga afër situatën e Bruno Guimaraes, i cili ka shkëlqyer për Newcastle Unitedin që prej transferimit të tij nga Lyoni për 40 milionë euro.

Arsenali po largon stemën tradicionale nga fanella, mësohet se me çfarë do ta zëvendësojë atë
Lexo po ashtu Arsenali po largon stemën tradicionale nga fanella, mësohet se me çfarë do ta zëvendësojë atë

Është thënë se Guimaraes është në dijeni të interesimit nga këto dy klube, teksa edhe Paris Saint-Germaini gjithashtu duket se është i etur për të transferuar brazilianin në fund të sezonit.

Reprezentuesi brazilian besohet se ka një klauzolë lirimi në vlerë prej 100 milionë eurosh, sidoqoftë sipas raportit klubet do të mundohen që të arrijnë një marrëveshje për një çmim më të vogël.

Guimaraes i cili është pjesë e Newcastle që nga janari i vitit 2022, cilësohet si një nga mesfushorët më të mirë në elitën e futbollit anglez dhe ka luajtur deri më tani 101 ndeshje për ta, duke shënuar 14 gola./Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
Po shkëlqen te Borussia Dortmund, por është lojtar i Chelseat – Guardiola e do me çdo kusht te Man City

Po shkëlqen te Borussia Dortmund, por është lojtar i Chelseat – Guardiola e do me çdo kusht te Man City

Premier League
Nuk dështuan vetëm me Harry Kane, Ten Hag tregon mesfushorin perfekt që do të bashkëpunonte me Casemiron

Nuk dështuan vetëm me Harry Kane, Ten Hag tregon mesfushorin perfekt që do të bashkëpunonte me Casemiron

Premier League
Ekipi më i mirë i sezonit 2023/24 në Bundesliga, Granit Xhaka është ylli në mesin e yjeve të tjerë

Ekipi më i mirë i sezonit 2023/24 në Bundesliga, Granit Xhaka është ylli në mesin e yjeve të tjerë

Bundesliga
Dy gjigantë gjermanë e duan Guirrasyn, mund ta sjellin sulmuesin me formën më të mirë në Evropë për një çmim të ulët

Dy gjigantë gjermanë e duan Guirrasyn, mund ta sjellin sulmuesin me formën më të mirë në Evropë për një çmim të ulët

Bundesliga
Mbappe ‘konfirmon’ transferimin te Real Madridi, bleu vilën e legjendës së Los Blancos

Mbappe ‘konfirmon’ transferimin te Real Madridi, bleu vilën e legjendës së Los Blancos

La Liga

"Isha shumë afër të shkoja, detajet vendosën" - Xhaka kujton kohën kur ishte pranë marrëveshjes me Romën

Serie A
Kalo në kategori