eksperti-banner

Një koment i presidentit francez, Emmanuel Macron se rusët dhe ukrainasit janë vëllezër ka shkaktuar zemërim në Ukrainë.

Macron e kishte përdorur këtë shprehje për të shpjeguar pse mendonte se veprimet e Rusisë në Ukrainë nuk janë gjenocidale.


Ministria e Punëve të Jashtme të Ukrainës ka dënuar deklaratën e të parit të shtetit francez, duke i quajtur komentet "zhgënjyese", raporton skynews.

1488826987 emmanuel macron scaled

Zëdhënësi Oleg Nikolenko tha se “Ukraina dhe Rusia janë historikisht afër për arsye objektive, por miti i dy kombeve vëllazërore - Rusisë dhe Ukrainës - filloi të shembet pas pushtimit të Krimesë dhe agresionit në Donbas në vitin 2014”.

"Ky mit u shkatërrua përfundimisht kur raketat e para ruse fluturuan në qytetet ukrainase në muajin shkurt", pohoi Nikolenko.

Ai shtoi se “vëllezërit” nuk vrasin fëmijë, qëllojnë civilë apo shkatërrojnë shtëpitë e vëllezërve të tyre. /Telegrafi/