LAJMI I FUNDIT:

Lyrical Son ironizon me reperët në festën e 7 marsit: Faleminderit që po ma uroni ditën e mësuesit

Lyrical Son ironizon me reperët në festën e 7 marsit: Faleminderit që po ma uroni ditën e mësuesit
Foto: Lyrical Son/Instagram

Sot (e enjte) në mbarë trevat shqiptare është shënuar festa e 7 marsit, që ndryshe njihet edhe si Dita e Mësuesit.

Kjo festë shënohet edhe për të kujtuar datën kur u hap për herë të parë Shkolla Shqipe, në Korçë.


Ndryshe nga herët tjera, reperi i njohur kosovar, Lyrical Son, vendosi që në këtë ditë të bëjë një postim mjaft kontrovers dhe ironizues në rrjetet sociale.

Së fundmi, ai ka publikuar në InstaStory një fotografi, në mbishkrimin e së cilës ka shkruar me ironi ndaj kolegëve, duke u thënë në mënyrë të ndërsjellë se ai është “mësues” i tyre.

Këngëtarë dhe mësimdhënës: Si është një festë 7 marsi e artistëve që ndajnë jetën e tyre mes muzikës dhe dhënies së dijes
Lexo po ashtu Këngëtarë dhe mësimdhënës: Si është një festë 7 marsi e artistëve që ndajnë jetën e tyre mes muzikës dhe dhënies së dijes

“Faleminderit shumë që po ma uroni ditën e mësuesit”, ka shkruar Lyrical Son në InstaStory.

Foto: Lyrical Son/InstaStory

Ky postim u pa nga fansat si thumb ndaj reperëve të tjerë, duke dashur t’ua bëjë me dije që ka një karrierë të gjatë në muzikën hip-hop, rrugë së cilës i janë futur shumë kolegë të tij të rinj.

Lyrical Son së bashku me MC Kreshën kanë nxjerrë në shitje këtë vit albumin e tyre të ri “United States of Albania”, i cili është pritur mirë nga fansat.

Albumi në fjalë gjendet në shitje në të gjitha platformat e muzikës, dhe përmbran brenda tij këngë të reja të punuar nga labeli PINT. /Telegrafi/

Në trend Magazina

Më shumë
Jashtë Big Brother dhe larg Meritonit, Ilnisa Agolli bën ndryshimin drastik në pamjen e saj

Jashtë Big Brother dhe larg Meritonit, Ilnisa Agolli bën ndryshimin drastik në pamjen e saj

Magazina
Xhuli i reagon Stresit publikisht: M'i ka premtuar 30 mijë euro dhe s'mi ka dhënë, ai pi bar nëpër qoshet e Tiranës

Xhuli i reagon Stresit publikisht: M'i ka premtuar 30 mijë euro dhe s'mi ka dhënë, ai pi bar nëpër qoshet e Tiranës

Magazina
“Me lekët e Big Brother do të shlyente borxhet e ko*ainës”, Stresi bën deklaratën e fortë për Vedat Bajramin

“Me lekët e Big Brother do të shlyente borxhet e ko*ainës”, Stresi bën deklaratën e fortë për Vedat Bajramin

Magazina
Adelina Ismaili bën thirrje për lejimin e armatimit të femrave: Vini re se asnjë klerik fetar nuk ka dënuar vrasjen e grave në Kosovë

Adelina Ismaili bën thirrje për lejimin e armatimit të femrave: Vini re se asnjë klerik fetar nuk ka dënuar vrasjen e grave në Kosovë

Magazina
Një nga aktorët më të pëlqyer në botë, por i refuzuar nga vajza e tij - Tom Cruise

Një nga aktorët më të pëlqyer në botë, por i refuzuar nga vajza e tij - Tom Cruise "nuk ekziston" më për vajzën e tij 18-vjeçare

Magazina
Bebe Rexha rrëzohet në skenë gjatë performancës në festivalin

Bebe Rexha rrëzohet në skenë gjatë performancës në festivalin "Coachella 2024"

Magazina
Kalo në kategori