LAJMI I FUNDIT:

Liverpooli po përgatitë ofertë për transferimin e Ismael Bennacer

Liverpooli po përgatitë ofertë për transferimin e Ismael Bennacer

Liverpooli nuk po kalon momente të mira këtë sezon dhe ka mbetur mbrapa në garën për titull.

The Reds kanë nevojë të blejnë futbollistë të rinj dhe synimi është të përforcojnë repartin e mesfushës ku kanë pasur shumë mungesa shkaku i lëndimeve.


Jurgen Klopp tanimë ka gjetur futbollistin që do t’i kryente punë në mesfushë dhe ai është algjeriani Ismael Bennacer që po shkëlqen te Milani.

24-vjeçari ka tre vite në San Siro dhe ka treguar formë fantastike me Rossonerët, ku këtë sezon ka zhvilluar 10 ndeshje duke shënuar edhe një gol.

Daily Star ka raportuar se Liverpool gjatë afatit kalimtar të janarit pritet të dal me ofertë zyrtare në drejtim të Milanit për yllin algjerian.

The Reds janë të gatshëm të ofrojnë deri në 50 milionë euro për afrimin e Bennacer që është dëshira kryesore e Jurgen Klopp.

Reprezentuesi algjerian ka kontratë me Milanin deri në verën e vitit 2024 dhe mund të pranojë rikthimin në Angli, pasi më parë ishte pjesë e Arsenalit. /Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
Real Madrid TV sulmon gjyqtarët e El Clasicos, pretendon se një nga golat e Barcelonës nuk ishte e rregullt

Real Madrid TV sulmon gjyqtarët e El Clasicos, pretendon se një nga golat e Barcelonës nuk ishte e rregullt

La Liga
Edhe po të shënonte Yamal, sërish Barcelonës nuk do t'i pranohej goli - mediumi spanjoll sqaron skenarin

Edhe po të shënonte Yamal, sërish Barcelonës nuk do t'i pranohej goli - mediumi spanjoll sqaron skenarin

La Liga
Publikohet biseda e gjyqtarit me dhomën e VAR-it për golin ‘fantazmë’ të Lamine Yamal

Publikohet biseda e gjyqtarit me dhomën e VAR-it për golin ‘fantazmë’ të Lamine Yamal

La Liga
Man City dhe Arsenali në ‘luftë’ me njëra-tjetrën për shërbimet e sensacionit të Ligës Premier

Man City dhe Arsenali në ‘luftë’ me njëra-tjetrën për shërbimet e sensacionit të Ligës Premier

Premier League
Capello zgjedh katër gjeni të futbollit, nuk e përfshin Ronaldon

Capello zgjedh katër gjeni të futbollit, nuk e përfshin Ronaldon

Ndërkombëtare

"90 për qind e gjyqtarëve anojnë nga Real Madridi", rikthehet deklarata e ish-gjyqtarit të La Ligës pas El Clasicos

La Liga
Kalo në kategori