LAJMI I FUNDIT:

Lionel Messi vs Cristiano Ronaldo: Golat, trofetë dhe statistikat

Lionel Messi vs Cristiano Ronaldo: Golat, trofetë dhe statistikat

Ka shumë lojtarë të mëdhenj në periudha të ndryshime, por vetëm dy prej tyre kanë arritur të shkëlqejnë për një kohë të gjatë. 

Pele, Diego Maradona, Johan Cruyff dhe Alfredo Di Stefano janë disa nga emrat që i njohin të gjithë, por që kanë luajtur në periudha të ndryshime.

Deri vonë ka qenë e vështirë të imagjinohet se dy më të mëdhenjtë të gjitha kohërave do të bashkëjetojnë në të njëjtën epokë.

Por kjo është pikërisht ajo që ka ndodhur me Lionel Messin dhe Cristiano Ronaldon, shkruan Marca.

Ata kanë shkuar kokë më kokë dhe po thyejnë rekorde për më shumë se një dekadë. Messi, tani ka një Top të Artë më shumë, pasi ka gjashtë, ndërsa pesë ka portugezi.

Golat me klubet

Messi gjithashtu ka më shumë gola me klubet sesa Cristiano.

Të dy janë tashmë mbi 600 gola, por 613 i ka Messi, apo katër më shumë se Ronaldo që i ka 609.

Dygola, het-trik, katërgola dhe pesë gola në një ndeshje

Goli është një gjë, por golat më shumë se një herë në të njëjtën ndeshje janë diçka krejt tjetër.

Messi, megjithatë, ka më shumë dygolësha dhe het-trike sesa Cristiano, megjithëse portugezi ka shënuar katër gola më shumë sesa argjentinasi.

Messi ka një het-trik tashmë këtë sezon kundër Celta Vigos, ndërsa Cristiano nuk shënuar ende.

Golat me kombëtare

Cristiano e mposht keq Messin këtu. Ai është vetëm një gol pas për ta arritur shifrën e 100 golave me për Portugalinë , ndërsa synim është rekordi i Ali Daei me 109.

Messi është pas, pasi ka 70 gola.

Trofetë

Edhe sa i përket trofeve individual dhe atyre ekipor, Messi qëndron mbi Ronaldon.

Sa i përket trofeve ekipor Lionel Messi i ka fituar 36, ndërsa Ronaldo 31. Edhe me trofe individuale Lionel Messi është në epërsi 28:26.

Por ajo që mund të mburret Cristiano, është se ka një Ligë të Kampionëve më shumë dhe një Kampionat Evropian.

Kjo e fundit me Portugalinë është një gjë e vlefshme, pasi Messi me Argjentinën nuk ka fituar asgjë, pavarësisht se ka arritur në tre finale (Kupa e Botës 2014 dhe dy nga Copa América) që të gjitha të humbura.

/Telegrafi/