LAJMI I FUNDIT:

Lionel Messi ‘nuk e kuptoi’ asnjëherë se përse ky lojtar nuk luante te Barcelona

Lionel Messi ‘nuk e kuptoi’ asnjëherë se përse ky lojtar nuk luante te Barcelona

Lionel Messi personalisht i tha mesfushorit të Barcelonës, Miralem Pjanic, se ai nuk e kuptonte pse Ronald Koeman nuk po e zgjidhte atë.

Mesfushori u largua nga gjigantët katalanas këtë verë dhe iu bashkua Besiktasit në formë huazimi pasi u ndje i pa respektuar nga trajneri Ronald Koeman.


31-vjeçari kaloi nga Juventusi verën e kaluar dhe filloi vetëm gjashtë ndeshje në La Liga sezonin e kaluar – diçka që madje e hutoi edhe Messin.

Messi parashikoi 10 lojtarët që do të shkëlqenin në futboll - por ku janë ata sot
Lexo po ashtu Messi parashikoi 10 lojtarët që do të shkëlqenin në futboll - por ku janë ata sot

“Besiktas më donte fuqishëm në ditët e fundit të tregut të transferimeve dhe nuk mund të qëndroja në Barcelonë me Koeman, do të kisha humbur një vit tjetër dhe nuk doja”, shpjegoi Pjanic për Football Italia.

“Koeman kishte një qëndrim me mua që askush nuk e kuptoi, as Messi. Leo, vitin e kaluar, më tha disa herë; ‘Por, pse nuk të lë të luash? A ka ndodhur diçka?'”.

Messi gjithashtu u largua nga Barcelona në verë pas 21 vitesh qëndrimi në Camp Nou.

Image Credit: PA

Situata e tyre e dëshpëruar financiare bëri që ata të mos kishin mundësi ta regjistronin atë pas skadimit të kontratës së tij.

Paris Saint-Germain arriti të nënshkruajë me gjashtë herë fituesin e Topit të Artë muajin e kaluar si lojtar i lirë.

Pjanic ka qenë i zëshëm për trajtimin e tij nën Koeman dhe madje e ka quajtur atë “shumë të çuditshëm”.

Pjanic nuk duron më dhe sulmon me fjalë Koemanin: Kishte mungesë respekti, nuk më fliste
Lexo po ashtu Pjanic nuk duron më dhe sulmon me fjalë Koemanin: Kishte mungesë respekti, nuk më fliste

“Situata ime ishte e ndërlikuar që në fillim”, deklaroi reprezenutesi i Bosnje dhe Hercegovinës për gazetën spanjolle Marca. “Unë arrita atje pas dy javësh, fillova të stërvitem pak nga pak, vetëm, për t’u përgatitur për të filluar me shokët e skuadrës”.

“Kaluan tre, katër, shtatë, 10 ditë dhe trajneri nuk erdhi kurrë për të folur për sezonin, për mua, për të folur për asgjë. Ishte e çuditshme, por mirë”.

“Koha kaloi, po ndihesha mirë dhe po luaja, por natyrisht që doja më shumë. Pastaj ka një pikë kur luaja më pak dhe gjërat ishin të ndërlikuara”.

Image Credit: PA

“Ishte e vështirë fizikisht dhe mendërisht dhe më vrau besimin sepse nuk kisha komunikim me të. Ishte shumë e çuditshme”.

“Trajneri është ai që thotë kush luan dhe kush nuk luan, por ka mënyra për të bërë gjëra. Unë jam një lojtar që mund të pranoj gjithçka, por do të doja të më tregonin në fytyrë dhe jo sikur të isha 15-vjeçar”.

Vjen reagimi i Koeman ndaj Pjanic: Kishim lojtarë më të mirë se ai
Lexo po ashtu Vjen reagimi i Koeman ndaj Pjanic: Kishim lojtarë më të mirë se ai

“Kam luftuar deri në fund, kam qenë gjithmonë profesionist me djemtë, gjithmonë duke punuar shumë, edhe për ata”.

“E dija që nëse trajneri do të qëndronte, do të më duhej të gjeja një zgjidhje”, ka shtuar më tej ai. /Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
Formacionet zyrtare, Real Madrid - Bayern Munich: Ancelotti dhe Tuchel me më të mirët

Formacionet zyrtare, Real Madrid - Bayern Munich: Ancelotti dhe Tuchel me më të mirët

Liga e Kampionëve
Gjyqtari italian, Orsato nuk mundi t’i ndalë lotët pas ndeshjes PSG-Dortmund

Gjyqtari italian, Orsato nuk mundi t’i ndalë lotët pas ndeshjes PSG-Dortmund

Liga e Kampionëve

"Harroje Real Madridin sepse aty nuk je numër një, shko në Arabinë Saudite dhe merr 350 milionë euro" - francezi legjendar këshillon Mbappen

Liga e Kampionëve
Real Madrid ka formulën për të mposhtur sonte Bayern Munichun

Real Madrid ka formulën për të mposhtur sonte Bayern Munichun

Liga e Kampionëve
Kërkesa e çuditshme e Tuchel për lojtarët e Bayernit para derbit në Bernabeu

Kërkesa e çuditshme e Tuchel për lojtarët e Bayernit para derbit në Bernabeu

Liga e Kampionëve
Bellingham u pyet se kush është lojtari më i mirë me të cilin ka luajtur, ai zgjedh dy

Bellingham u pyet se kush është lojtari më i mirë me të cilin ka luajtur, ai zgjedh dy

Ndërkombëtare
Kalo në kategori