LAJMI I FUNDIT:

Liga Premier, Serie A, La Liga: Cila ligë ka shpenzuar më shumë deri më tani?

Liga Premier, Serie A, La Liga: Cila ligë ka shpenzuar më shumë deri më tani?

Liga Premier është larg kampionati me më së shumti shpenzime gjatë kësaj vere në transferimin e lojtarëve të rinj, ndërsa pas tyre vjen Serie A dhe Bundesliga.

Klube si Chelsea dhe Manchester City nuk financohen nga burime të mbështetura në suksesin e futbollit, ashtu edhe Manchester Unitedi i mbështetur në markën e tyre, dhe kjo ka bërë që këto klube të shpenzojnë shuma të mëdha.


Shpenzimet e këtyre klubeve ka bërë që Liga Premier të jetë liga me më së shumti shpenzime deri më tani këtë verë.

Afatet më të ‘çmendura’ të transferimeve: Kalimi i Messit te PSG, Chelsea me 268 milionë dhe rekordi i Real Madridit
Lexo po ashtu Afatet më të ‘çmendura’ të transferimeve: Kalimi i Messit te PSG, Chelsea me 268 milionë dhe rekordi i Real Madridit

Grafiku i fundit i faqes Transfermarkt i postuar në Reddit ka konfirmuar se klubet angleze kishin shpenzuar më shumë para se kushdo tjetër në botë këtë verë, duke qenë larg kampionateve tjera

Sipas të dhënave të tyre, shpenzimet kolektive në Ligën Premier shkojnë në 1.02 miliardë euro, më shumë se dyfishi i totalit të Serie A në vendin e dytë prej 446.6 milionë euro.

Në vendin e tretë renditet Bundesliga me 340.3 milionë euro të shpenzuara, Ligue 1 i katërti me 301.9 milionë euro, ndërsa La Liga e pesta me 152.3 milionë euro shpenzime.

Guardiola, Mourinho, Ancelotti: Cili menaxher ka shpenzuar më shumë para që nga viti 2000?
Lexo po ashtu Guardiola, Mourinho, Ancelotti: Cili menaxher ka shpenzuar më shumë para që nga viti 2000?

Më poshtë keni listën me dhjetë ligat me shpenzimet më të mëdha:

1.Liga Premier – 1.02 miliard euro

2.Serie A – 446.6 milionë euro

3.Bundesliga – 340.3 milionë euro

4.Ligue 1 – 301.9 milionë euro

5.La Liga – 152.3 milionë euro

6.Premier Liga Ruse – 90.6 milionë euro

7.Jupiler Pro League – 74.3 milionë euro

8.Liga Portugeze – 71.6 milionë euro

9.Liga Profesionale Saudite – 50.2 milionë euro

10.Serie B – 50 milionë euro

/Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
Gjyqtari italian, Orsato nuk mundi t’i ndalë lotët pas ndeshjes PSG-Dortmund

Gjyqtari italian, Orsato nuk mundi t’i ndalë lotët pas ndeshjes PSG-Dortmund

Liga e Kampionëve
Pyetja për Luis Enriquen që e çmendi Al-Khelaifin

Pyetja për Luis Enriquen që e çmendi Al-Khelaifin

Liga e Kampionëve
Florentino Perez e ka telefonuar Mbappen pas eliminimit të PSG-së

Florentino Perez e ka telefonuar Mbappen pas eliminimit të PSG-së

Ndërkombëtare
Gazetari i bën Mbappes një pyetje provokuese rreth Real Madridit, reagimi i tij i thotë të gjitha

Gazetari i bën Mbappes një pyetje provokuese rreth Real Madridit, reagimi i tij i thotë të gjitha

Liga e Kampionëve
Trajneri i Dortmundit kishte një punë në Ligën Premier që askush nuk e mban mend

Trajneri i Dortmundit kishte një punë në Ligën Premier që askush nuk e mban mend

Premier League

"Ai ishte i vetmi lojtar që ia kisha frikën" - John Terry emëron legjendën e futbollit si kundërshtarin e tij më të vështirë

Premier League
Kalo në kategori