LAJMI I FUNDIT:

Lewandowski i dërgon mesazh Messit mes raportimeve që e lidhin argjentinasin me rikthim te Barcelona

Lewandowski i dërgon mesazh Messit mes raportimeve që e lidhin argjentinasin me rikthim te Barcelona

Robert Lewandowski thotë se është plotësisht i përkushtuar ndaj Barcelonës.

Sulmuesi ka qenë i lidhur me Chelsean javën e kaluar, por që ka konfirmuar se dëshiron të qëndrojë në Camp Nou.


Ai tha për TVE: “Ne mund të jemi të lumtur me atë që kemi arritur. Jam i lumtur jo vetëm për klubin apo shokët e mi, por edhe për qytetin, për tifozët. Jam i lumtur që jam këtu”.

Drejtori në largim i Barcelonës zbulon se çfarë po ndodhë me rastin e Messit
Lexo po ashtu Drejtori në largim i Barcelonës zbulon se çfarë po ndodhë me rastin e Messit

“Unë dua të jem pjesë e këtij projekti. E di që klubit i duhet kohë, se gjithçka nuk mund të ndryshohet në një ose dy javë, por e kam të qartë se e ardhmja do të jetë shumë më e mirë. Më pëlqen se si kanë evoluar gjërat. Te Barcelona duhet të punosh gjithmonë për të qenë ndër skuadrat më të mëdha”.

“Ajo që na ndodhi në Ligën e Kampionëve ishte zhgënjyese, por La Liga ishte shumë, shumë pozitive. Për sezonin e ardhshëm të dyja garat duhet të jenë shumë të mira. Ndonjëherë sezoni i parë për lojtarët është më i vështiri, për mua mund të ketë qenë i lehtë, mirëpo për ne si ekip ishte e vështirë për shkak të pritshmërive, sepse e nisëm në një nivel shumë të lartë”.

Xavi: Messi vendos të ardhmen e tij në javën e ardhshme, është i mirëpritur te Barcelona
Lexo po ashtu Xavi: Messi vendos të ardhmen e tij në javën e ardhshme, është i mirëpritur te Barcelona

Për rikthimin e mundshëm të Lionel Messit në Camp Nou, Lewandowski gjithashtu deklaroi: “Duhet të presim nëse Leo do të vijë në Barcelonë. Shpresoj të vijë. Ndoshta diçka më konkrete do të dihet brenda disa ditësh. E di që të luash me të është shumë e lehtë, sepse Leo mund të luajë me ty nga çdo pozicion në fushë, në çdo kohë të lojës. Ai është një lojtar që çdo ekip do të donte ta kishte”.

Argjentinasi pritet që në javën e ardhshëm të vendosë për të ardhmen e tij, derisa Barcelona dueht të nxitojë të ketë bilanc pozitiv financiar ose të gjejë një zgjidhje që e rikthen 35-vjeçarin në Barcelonë. /Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
A di të ndalet ky Ronaldo? Çfarë goli me këmbën e majtë

A di të ndalet ky Ronaldo? Çfarë goli me këmbën e majtë

Ligat tjera
Pse Real Madridi dhe Barcelona mund të përjashtohen nga Liga e Kampionëve

Pse Real Madridi dhe Barcelona mund të përjashtohen nga Liga e Kampionëve

Liga e Kampionëve
Arsyeja pse Borussia Dortmund njihet si 'BVB' edhe pse nuk ka të bëjë me emrin e klubit

Arsyeja pse Borussia Dortmund njihet si 'BVB' edhe pse nuk ka të bëjë me emrin e klubit

Liga e Kampionëve
Hazard më në fund i kundërpërgjigjet Kroosit për deklaratën goditëse rreth formës së belgut te Real Madridi

Hazard më në fund i kundërpërgjigjet Kroosit për deklaratën goditëse rreth formës së belgut te Real Madridi

La Liga
Njihuni me bukuroshet shqiptare që morën vëmendjen e të gjithëve në Allianz Arena

Njihuni me bukuroshet shqiptare që morën vëmendjen e të gjithëve në Allianz Arena

Liga e Kampionëve
Tifozët kanë mbetur të shokuar me pritjen që iu bë Toni Kroosit në ‘Allianz Arena’

Tifozët kanë mbetur të shokuar me pritjen që iu bë Toni Kroosit në ‘Allianz Arena’

Liga e Kampionëve
Kalo në kategori