LAJMI I FUNDIT:

Largime të mëdha në repartin ofensivë, Reali kërkon të përforcohet me Nkunkun

Largime të mëdha në repartin ofensivë, Reali kërkon të përforcohet me Nkunkun

Real Madridi është kampion i ri i Spanjës dhe ndodhet në finalen e Ligës së Kampionëve ku synojnë triumfin ndaj Liverpoolit.

Pas ndeshjes finale ndaj The Reds përfundon edhe edicioni 2021/22 për Los Blancos.


Gjatë afatit kalimtar veror pritet të ketë shumë ndryshime në klubin madrilen pasi do të ketë largime e afrime të shumta të futbollistëve.

Reparti i sulmit është reparti ku do ketë më së shumti ndryshime me Gareth Bale, Luka Jovic e Mariano Diaz që janë me valixhe në duar.

Pasi dështuan për ta transferuar Kylian Mbappe, Los Blancos tani kanë ndërruar objektiv, por përsëri një francez mbetet në orbitën e tyre.

Christopher Nkunku është futbollisti që pëlqehet nga kryeqytetasit spanjoll për repartin ofensivë.

Goal ka raportuar se madrilenët tanimë kanë marrë informacione nga RB Leipzig për yllin francez rreth çmimit të tij dhe disponimit për tu larguar.

23-vjeçari ka pasur një sezon të jashtëzakonshëm me klubin gjerman ku në 51 ndeshje zyrtare ka shënuar 35 gola e ka asistuar në 20 të tjerë.

Interesimi i klubeve të mëdha shtyn Leipzigun të nisë bisedimet për rinovimin e Nkunku
Lexo po ashtu Interesimi i klubeve të mëdha shtyn Leipzigun të nisë bisedimet për rinovimin e Nkunku

Madrilenët janë gati të paguajnë deri në 80 milionë euro për transferimin e reprezentuesin francez në Santiago Bernabeu.

Megjithatë transferimi i tij nuk do të jetë aspak i lehtë pasi skuadrat tjera të mëdha si Chelsea, Bayern Munich, AC Milan, Manchester United, Arsenal e PSG janë gjithashtu në garë për të. /Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
A u vodh Barcelona në El Clasico? Cafu deklarohet shkurt dhe qartë

A u vodh Barcelona në El Clasico? Cafu deklarohet shkurt dhe qartë

La Liga
Publikohet biseda e gjyqtarit me dhomën e VAR-it për golin ‘fantazmë’ të Lamine Yamal

Publikohet biseda e gjyqtarit me dhomën e VAR-it për golin ‘fantazmë’ të Lamine Yamal

La Liga

"Ish-gjyqtari më i pasur në botë", është pronari i dy super bizneseve dhe ka pasuri neto më shumë se Mike Tyson

Ndërkombëtare
Bayerni shokon të gjithë me trajnerin i cili do ta drejtojë ekipin sezonin e ardhshëm

Bayerni shokon të gjithë me trajnerin i cili do ta drejtojë ekipin sezonin e ardhshëm

Bundesliga
Liverpooli përpilon listën zyrtare prej tre emrave për të zëvendësuar Kloppin pas largimit

Liverpooli përpilon listën zyrtare prej tre emrave për të zëvendësuar Kloppin pas largimit

Premier League
Ten Hag është i shkarkuar, Jim Ratcliffe fillon bisedimet me trajnerin e madh

Ten Hag është i shkarkuar, Jim Ratcliffe fillon bisedimet me trajnerin e madh

Premier League
Kalo në kategori