Vendimi i Kylian Mbappe për të nënshkruar një kontratë të re me Paris Saint-Germain dhe për të refuzuar Real Madridin ka shkaktuar tronditje në mbarë botën e futbollit.

Shumë prisnin, përfshirë presidentin e Real Madridit, Florentino Perez , që 23-vjeçari kalonte në “Santiago Bernabeu”, por në vend të kësaj ai do të qëndrojë “në Parc des Princes”.

Siç zbulohet nga prezantuesi i El Chiringuito, Josep Pedrerol, ky është mesazhi që Mbappe i ka dërguar Florentino Perezit për të konfirmuar se po qëndron te PSG .

“Zoti Florentino Perez, po ju informoj se kam vendosur të qëndroj në PSG”.

“Dua t’ju falënderoj për mundësinë që më keni dhënë për të luajtur për Real Madridin, klubin që kam qenë tifoz që kur isha fëmijë”.

Detaje të reja që qëndrojnë pas vendimit të Kylian Mbappe dhe ndryshimet që do të ndodhin te PSG Detaje të reja që qëndrojnë pas vendimit të Kylian Mbappe dhe ndryshimet që do të ndodhin te PSG

“Shpresoj se do të jeni mirëkuptues me vendimin tim. Fat të mirë në finalen e Ligës së Kampionëve”, thuhet të jetë mesazhi i Mbappe.

Mbappe ka rënë dakord me PSG-në për një zgjatje të kontratës trevjeçare PSG./Telegrafi/