LAJMI I FUNDIT:

Kush është Pepe – anësori që Chelsea duhet të paguajë afro 70 milionë euro

Kush është Pepe – anësori që Chelsea duhet të paguajë afro 70 milionë euro

Chelsea po shqyrton mundësinë e transferimit të anësorit të Portos, Eduardo Gabriel Aquino Cossa, që shkurtimisht njihet si Pepe.

Por, Bluve u është thënë se braziliani nuk është i disponueshëm për asgjë më pak se klauzola e tij e lirimit prej 65 milionë euro.


Sulmuesi 25-vjeçar më parë ka qenë subjekt i një oferte prej 28 milionë euro nga Arsenali. Dhe tani gazeta portugeze Record pretendon se rivalët londinez – Chelsea i ka shfaqur interesimin skuadrës portugeze për lojtarin e tyre.

Super kompjuteri parashikon tabelën finale të Ligës Premier për edicionin 2022/23 - pas fitores së United ndaj Liverpoolit
Lexo po ashtu Super kompjuteri parashikon tabelën finale të Ligës Premier për edicionin 2022/23 - pas fitores së United ndaj Liverpoolit

Pepe iu dha shansi për në ekipin e parë te Portos sezonin e kaluar pasi Luis Diaz u shit te Liverpooli. Ai bëri gjithsej 40 paraqitje sezonin e kaluar, duke shënuar gjashtë gola dhe duke dhënë pesë asistime.

Topçinjtë deklaruan interesimin e tyre për anësorin në fillim të kësaj vere me ofertën prej 28 milionë euro. Oferta u refuzua menjëherë nga Porto, i cili vazhdoi të qëndrojë për mbi dyfishin e tij dhe që atëherë nuk ka pasur më oferta.

Eksod te Chelsea: Priten nëntë largime, për ta thyer më pas rekordin e Real Madridit për më së shumti transferime brenda një afati
Lexo po ashtu Eksod te Chelsea: Priten nëntë largime, për ta thyer më pas rekordin e Real Madridit për më së shumti transferime brenda një afati

Interesi i Chelseat për Pepe mund të varet nga ndjekja për anësorin e Everton, Anthony Gordon. Ai thuhet se i ka thënë Toffees se dëshiron t’i bashkohet klubit të Londrës Perëndimore.

Anësori 21 vjeç është i etur për të bërë këtë lëvizje pasi dëshiron të luajë futboll në Ligën e Kampionëve. Ai gjithashtu beson se kjo do ta ndihmojë atë të futet në skuadrën e Anglisë të Gareth Southgate përpara Kupës së Botës në Katar, e cila fillon në nëntor.

Raportimet pohojnë se Chelsea është i përgatitur të lëshojë një ofertë prej 65 milionë euro për Gordon. /Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
Skandal në Francë: Mbappe dhe Al-Khelaifi janë përplasur ashpër me njëri-tjetrin

Skandal në Francë: Mbappe dhe Al-Khelaifi janë përplasur ashpër me njëri-tjetrin

Ligue 1
Një klub anglez bën çmendurinë - kërkon 86 milionë euro nga Bayerni për ta liruar trajnerin e tyre

Një klub anglez bën çmendurinë - kërkon 86 milionë euro nga Bayerni për ta liruar trajnerin e tyre

Premier League
Plani gjenial i Real Madridit për ta ndihmuar Viniciusin ta fitojë Topin e Artë

Plani gjenial i Real Madridit për ta ndihmuar Viniciusin ta fitojë Topin e Artë

La Liga
Pamjet tregojnë ‘Old Trafford’ drejt shkatërrimit  – Ronaldo kishte të drejtë kur foli për kushtet e klubit

Pamjet tregojnë ‘Old Trafford’ drejt shkatërrimit – Ronaldo kishte të drejtë kur foli për kushtet e klubit

Premier League
Veterani i Real Madridit i shpëton largimit – Perez thyen ‘rregullin e artë’ dhe i dhuron kontratë të re

Veterani i Real Madridit i shpëton largimit – Perez thyen ‘rregullin e artë’ dhe i dhuron kontratë të re

La Liga
Xavi aprovon transferimin e parë të verës – lojtari po pret ta nënshkruajë kontratën

Xavi aprovon transferimin e parë të verës – lojtari po pret ta nënshkruajë kontratën

La Liga
Kalo në kategori