LAJMI I FUNDIT:

Kush është Max Ehrich? Gjithçka që duhet të dini për të fejuarin e Demi Lovatos

Kush është Max Ehrich? Gjithçka që duhet të dini për të fejuarin e Demi Lovatos

Këngëtarja Demi Lovato është fejuar me aktorin amerikan, Max Ehrich, javën e kaluar.

Dyshja, të cilët ishin së bashku që nga marsi i këtij viti, dukeshin mjaft të lumtur ndërsa lajmin e bënë të ditur përmes disa postimeve në Instagram.


Duke shprehur dashurinë për të fejuarin e saj të ri, Lovato, 27-vjeçare, shkroi: “E dija se të kam dashur në momentin kur të takova. Ju kurrë nuk më bëni presion të jem asgjë tjetër përveç vetvetes. Dhe ti më bën të dua, të jem versioni më i mirë i vetvetes. Jam e nderuar të pranoj dorën tuaj për martesë”.

I fejuari i Demi Lovatos (Foto: Getty Images/Guliver)

Por kush është saktësisht Max Ehrich? Këtu keni gjithçka që duhet të dini:

1. Sa vjeçar është Max Ehrich?

Ehrich ka lindur më 24 qershor të vitit 1991, tashmë gëzon 29 vite dhe është dy vjet më i vjetër se Lovato.

2. Shenja e tij e zodiakut është Kancer.

Sipas revistës InStyle, një Kancer tipik është “ushqyes, i ndjeshëm, i dhembshur, vetë-mbrojtës, që kërkon siguri dhe ofron, duke dashur, dhe shfaq një sens humori të këndshëm”.

3. Ai është i gjatë 170 cm.

I fejuari i ri i këngëtares amerikane është i gjatë 170 cm.

View this post on Instagram

🎈blessed birthday 🎂 thanks for all the love

A post shared by MaxEhrich (@maxehrich) on Jun 24, 2020 at 3:43pm PDT

4. Max më parë ka luajtur në “Ugly Betty”.

Ndërsa amerikanët mund ta njohin më mirë Ehrich për rolin e tij në “The Young and Restless”, britanikët mund ta njohin atë nga komedia “Ugly Betty”.

5. Por, ai gjithashtu ka pasur role në “High School Musical 3”, “iCarly” dhe “Law and Order”.

Roli i tij më i njohur ishte në “Walk. Ride. Rodeo”, ku e luajti Tate Watkins.

I fejuari i Demi Lovatos (Foto: Getty Images/Guliver)

6. Ai nuk është vetëm aktor.

Ehrich është gjithashtu pjesëmarrës në muzikë pasi më parë ka publikuar një këngë të titulluar “Somebody else”. A mund të presim një duet me Lovato?

7. Por, ai gjithashtu e pëlqen palestrën.

Max nuk është ndalur me ushtrime edhe gjatë izolimit, bazuar edhe në postimin e mëposhtëm të yllit për regjimet e tij të shumta të fitnesit.

8. Ai është shumë pozitiv

Erich njihet për shkrimet frymëzuese në Instagram dhe ka inkurajuar ndjekësit e tij që të qëndrojnë pozitivë në këto kohë të pasigurta.

“Ndonjëherë ju vetëm duhet të kërkoni mrekullitë”, shkroi ai një postim. “Bëni atë që ju sjell gëzim gjatë kësaj kohe. Pavarësisht nëse krijimi, rilidhja (përmes telefonit përveç nëse tashmë janë në shtëpi së bashku) me ata që doni, lutuni, meditoni, yoga, filma, duke zbuluar muzikë të re, libra, poezi, ditar, pikturë,… ose thjesht vetëm jeni. Në asnjë mënyrë nuk ka rrugëdalje përveç asaj që kërkon shpirti juaj. Shumë dashuri”.

9. Atij i pëlqejnë shumë qenët.

Nëse shikojmë në Instagramin e tij, Max dhe Demi shfaqen shumë shpesh me qenët e tyre: Batman dhe Ella.

/Telegrafi/

Në trend Magazina

Më shumë

"O Bes Kallaku", reagimi epik i Xhensilës kur fansat i përmendin ish-partnerin në koncert

Magazina
Ish-banori i Big Brother VIP Albania, na prezanton me partneren për herë të parë

Ish-banori i Big Brother VIP Albania, na prezanton me partneren për herë të parë

Magazina
“Çka më kanë parë sytë” - Pas largimit nga Big Brother VIP Albania, Jetmir Salaj kërcënon produksionin se do të zbulojë sekrete?

“Çka më kanë parë sytë” - Pas largimit nga Big Brother VIP Albania, Jetmir Salaj kërcënon produksionin se do të zbulojë sekrete?

Magazina
Rita Ora nuk njihet në Aeroportin e Sydneyt, ndërsa endet me maskë dhe syze në fytyrë

Rita Ora nuk njihet në Aeroportin e Sydneyt, ndërsa endet me maskë dhe syze në fytyrë

Magazina
Raporti i

Raporti i "Freedom House": Edona James ndryshoi perceptimin e njerëzve për komunitetin LGBT+

Magazina
Luka Modric bleu një apartament luksoz në Zagreb - aty ku pritet të kthehet për të jetuar

Luka Modric bleu një apartament luksoz në Zagreb - aty ku pritet të kthehet për të jetuar

Magazina
Kalo në kategori