LAJMI I FUNDIT:

Kush është Juliana Nalu, modelja braziliane që u fotografua me Kanye West?

Kush është Juliana Nalu, modelja braziliane që u fotografua me Kanye West?

Kanye West është një reper, producent, themelues i markës Yeezy dhe ish-bashkëshorti i Kim Kardashian.

Megjithatë, Ye shtoi një rol të ri në CV.

Këngëtari është ngjitur në pasarela dhe është shfaqur si model në sfilatën e koleksionit Pranverë/Verë 2023 të Balenciaga në Francë.

Kanye West u pa së fundmi duke dalë nga një restorant i famshëm, Giorgio Baldi, me një grua misterioze mbrëmjen e së shtunës.

Page Six e identifikoi atë si Juliana Nalu, një modele braziliane 24-vjeçare.

E njëjta ka ripostuar në rrjete sociale një foto ku shfaqet me West dhe ka shtuar një ’emoji’ me zemër të zezë.

Juliana ka mbi 500 mijë ndjekës në Instagram, njëri prej të cilëve është Kanye West.

Kanye West fotografohet me një grua misterioze mes raportimeve për probleme me shëndetin mendor
Lexo po ashtu Kanye West fotografohet me një grua misterioze mes raportimeve për probleme me shëndetin mendor

Reperi dhe modelja u panë gjithashtu të enjten së bashku në një hotel në Beverly Hills.

Kush është Juliana Nalu?

Nalu është një modele që ka nënshkruar me disa agjenci, duke përfshirë Mix Models, MGM Models dhe Elite Model Management, sipas biografisë së saj në Instagram.

Ajo nënshkroi me Elite pasi udhëtoi në Los Angeles në moshën 19-vjeçare, sipas një profili në revistën Latina. Ajo gjithashtu parakaloi në shfaqjen e saj të parë të javës së modës për markën e veshjeve 6PM në Milano.

Në moshën 18-vjeçare, Juliana ishte pjesë e fushatës së L’Oreal Paris Brazil.

Nuk dihet kur dhe ku u takuan dyshja, por ishin në Paris në të njëjtën kohë javën e kaluar.

Babai i katër fëmijëve nga ana tjetër këto ditë u pezullua nga Instagrami për shkak të postimeve që bëri. /Telegrafi/

Në trend Magazina

Më shumë
“Është një shqiptar i Maqedonisë” – Edona James konfirmon lidhjen e re

“Është një shqiptar i Maqedonisë” – Edona James konfirmon lidhjen e re

Magazina
Gruaja e Kanye West, Bianca Censori mban një jastëk mbi gjoks, ndërsa kishte veshur një kostum zbulues

Gruaja e Kanye West, Bianca Censori mban një jastëk mbi gjoks, ndërsa kishte veshur një kostum zbulues

Magazina
Një lexues buzësh ka zbuluar së fundmi se çfarë i tha Mbretëresha Elizabeth Princeshës Diana në dasmën e saj me Charles

Një lexues buzësh ka zbuluar së fundmi se çfarë i tha Mbretëresha Elizabeth Princeshës Diana në dasmën e saj me Charles

Magazina
Zaimina Vasjari shfaq format e saj të mrekullueshme në fotografitë e fundit

Zaimina Vasjari shfaq format e saj të mrekullueshme në fotografitë e fundit

Magazina
Rita Ora dukej fantastike, teksa performoi në Mighty Hoopla 2024

Rita Ora dukej fantastike, teksa performoi në Mighty Hoopla 2024

Magazina
Çifti Luiz Ejlli dhe Kiara Tito marrin surprizën e veçantë nga fansi

Çifti Luiz Ejlli dhe Kiara Tito marrin surprizën e veçantë nga fansi "i zjarrtë” - publikohen fotografitë e tyre në Times Square, New York

Magazina
Kalo në kategori