LAJMI I FUNDIT:

Kundërshtarët potencialë të Juventusit në 1/8 e finales në Ligën e Kampionëve

Kundërshtarët potencialë të Juventusit në 1/8 e finales në Ligën e Kampionëve
(Foto: Facebook/Juventus FC)

Shorti për 1/8 e finales në Ligën e Kampionëve do të mbahet të hënën (14 dhjetor) me fillim në ora 12.

Juventusi e siguroi kualifikimin nga pozita e parë në Grupin G pas triumfit spektakolar ndaj Barcelonës (3-0) në Camp Nou. Ndërsa më poshtë jua sjellim kundërshtarët potencialë të Zonjës së Vjetër.


Porto dhe Sevilla janë dy kundërshtarët e mundshëm të Bianconerëve në raundin e parë të fazës së eliminimit direkt të garës më të madhe evropiane për klube.

Më pas, nga pozita e dytë në Grupin A mund të kualifikohen Atletico Madrid ose RB Salzburg (njëri prej tyre mund të jetë kundërshtar i Juves), e njëjta vlen edhe për RB Leipzigun dhe Paris Saint-Germainin në Grupin H, si dhe Atalantan dhe Ajaxin në Grupin D.

(Nëse kualifikohet ekipi i Berat Gjimshitit, atëherë nuk mund të luajë përballë kampionit italian, pasi vjen nga e njëjta federatë futbolli).


Fituesit e grupeve

Bayern (GJER, Grupi A)
Manchester City (ANG, Grupi C)
Liverpool (ANG, Grupi D)
Chelsea (ANG, Grupi E)
Borussia Dortmund (GJER, Grupi F)
Juventus (ITA, Grupi G)
Edhe dy skuadra të tjera

Vendet e dyta në grupe

Porto (POR, Grupi C)
Sevilla (SPA, Grupi E)
Lazio (ITA, Grupi F)
Barcelona (SPA, G)
Edhe katër skuadra të tjera


Mënyra e shortit

Formohen dy vazo, në njërën ndodhen skuadrat fituese të grupeve, ndërsa në tjetrën ekipet që kanë përfunduar në vendet e dyta dhe tërhiqet shorti.

Datat e ndeshjeve

Përballjet e para: 16/17/23/24 shkurt 2021
Sfidat kthyese: 9/10/16/17 mars 2021

Klubet që i kanë fituar grupet, ndeshjet e para i zhvillojnë në udhëtim dhe ato kthyese në shtëpi. /Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
Zbulohen dy kërkesat që Laporta ia bëri Xavit në një takim urgjent – ​​njëra ka të bëjë me Guardiolën

Zbulohen dy kërkesat që Laporta ia bëri Xavit në një takim urgjent – ​​njëra ka të bëjë me Guardiolën

La Liga

"Mendova se mi theu të gjithë dhëmbët" - Evander Holyfield zbuloi se cili boksier e goditi më fort

Boks
Alvaro Morata po vuan pasojat e “sëmundjes më të dhimbshme të njohur”

Alvaro Morata po vuan pasojat e “sëmundjes më të dhimbshme të njohur”

La Liga
Rebelohet një lojtar në zhveshtoren e Real Madridit, Ancelotti nuk mund ta menaxhojë më

Rebelohet një lojtar në zhveshtoren e Real Madridit, Ancelotti nuk mund ta menaxhojë më

La Liga
Real Madridi i mbipopulluar në mesfushë - kush qëndron e kush mund të largohet

Real Madridi i mbipopulluar në mesfushë - kush qëndron e kush mund të largohet

La Liga
E kryer: Barcelona merr vendim final për Xavin

E kryer: Barcelona merr vendim final për Xavin

La Liga
Kalo në kategori