LAJMI I FUNDIT:

Ku mbeti “Çika e boksierit”? Monika Salihu rrëfen për jetën e saj të re

Ku mbeti “Çika e boksierit”? Monika Salihu rrëfen për jetën e saj të re

Këngëtarja Monika Salihu dikur ishte një ndër emrat më trendi të skenës shqiptare.

Ajo e kishte nisur karrierën si e re, ndërsa numëronte disa hite.

Më shumë identifikohet si “Çika e boksierit”, kjo për faktin se ajo është vajza e boksierit të njohur Azis Salihut, gjersa kishte publikuar edhe një këngë me të njëjtin titull.

Por çfarë ka ndodhur me këngëtaren që dikur ishte kaq aktive në muzikë?

E kontaktuar nga Telegrafi, Monika ka rrëfyer rreth më të rejave të saj, duke treguar se për momentin është tërhequr pak nga muzika.

“Ka kohë që jam larguar nga muzika, nuk e di si më mbani mend? (Qesh). Unë jam një nënë tash e 10 muaj, dhe i jam përkushtuar rritjes së vajzës, ndërsa për momentin nuk jam aktive në muzikës. Por sido që të jetë, mendoj dhe shpresoj se do të rikthehem në të ardhmen, pasi dëshira për muzikën ekziston ende”, tha Monika Salihu për Telegrafin.

Monika Salihu

E njëjta, në vazhdimin e bisedës, tregoi se aktualisht jeton në Prishtinë, ndërsa tregoi se është në pritje të lëshimit të vizë, për të shkuar te bashkëshorti i saj në Gjermani.

“Unë aktualisht po jetoj në Prishtinë, mirëpo jam në pritje të lëshimit të një vize për në Gjermani, pasi atje kam burrin. Mirëpo në shtetin tonë hasim pak vështirësi në marrjen e dokumenteve të tilla, por sido që të jetë, pres që shumë shpejt të shkoj, pasi një vizë e tillë lëshohet për bashkim familjar”, ka treguar më tutje Salihu.

Sa i përket rikthimit në muzikës, Monika tha se për momentin nuk ka diçka konkrete, por në qoftë se një gjë e tillë ndodh, atëherë e ka të qartë se edhe me kë do të bashkëpunoja.

“Nëse do më duhet të zgjidhja dikë për bashkëpunim, ai person do të ishte MC Kresha. Si reper më pëlqen shumë, dhe në radhë të parë e kam mik shumë të mira dhe i kam ‘ndihmuar’ në fillimet e karrierës, pasi në hapat e parë të tij ka bashkëpunuar me mua në albumin tim të dytë. Edhe Majk është shumë i mirë, ndonëse nuk e njoh personalisht, në atë çfarë bën e cilësoj si gjeni”, tregoi këngëtarja më tej.

E njohin si deputete, por dikur ishte marrë me tekste këngësh, Xhevahire Izmaku: Ishte një pjesë e veçantë e të kaluarës sime
Lexo po ashtu E njohin si deputete, por dikur ishte marrë me tekste këngësh, Xhevahire Izmaku: Ishte një pjesë e veçantë e të kaluarës sime

Në karrierën e saj disa vjeçare, Monika ka pasur disa këngë të njohur dhe të pëlqyera nga publiku, por që ndër to veçon “Çika e bokiserit”.

“Kënga Çika e boskierit” nuk ka qenë komplet në stilin tim, por më shumë e kam realizuar sepse është dashur ta bëjë, dhe rezultoi diçka e buur. Muzikën e ka realizuar Andin Randrobrava, gjersa tekstin e ka shkruar Xhavhire Izmaku, tani deputete e Kosovës. E kam ëndërr ta realizoj vazhdimësinë “Çika e Boksierit 2″, pasi si këngë e meriton. Herën e fundit kur babai ishte shumë sëmurë, mendova më të keqen dhe thash: Si nuk e realizova edhe vazhdimësinë e asaj kënge? Mirëpo falë Zotit, babai është mirë me shëndet, dhe preferoj që në të ardhmen ta realizoj këtë projekt”, përfundoi Monika Salihu për Telegrafin.

Këngëtarja Monika Salihu është shumë e lidhur me të atin e saj, boksierin Azis Salihu

Këngëtarja në fjalë është një nënë shumë e përkushtuar, teksa dashuria për muzikën është shprehur edhe te emri që ajo ia ka vënë vajzës.

“Aktualisht i jam përkushtuar vajzës, të cilën e kam quajtur Melodi, kjo edhe nga dashuria e muzikës, dhe sigurisht ka qenë zgjedhja ime ta quaj kështu. Mëmësinë e shkruaj si ndjenjën më të bukur në botë, ndërsa mund të them lirisht se nuk po e kam aspak të vështirë. Ndoshta ka qëlluar edhe fëmijë i urtë”, përfundoi Monika Salihu për Telegrafin.

Disa nga këngët tjera të njohura të saj ndër vite janë “Tip Narcizoid”, “Wow”, e shumë të tjera. /Telegrafi/

Në trend Magazina

Më shumë
Kim Kardashian fajëson ish-bashkëshortin e saj Kanye West, për ndarjen nga i dashuri futbollist Odell Beckham Jr

Kim Kardashian fajëson ish-bashkëshortin e saj Kanye West, për ndarjen nga i dashuri futbollist Odell Beckham Jr

Magazina
Rike Roçi 'nxjerr zbuluar' produksionin e BBVA, tregon se ka komunikuar me nënën dhe motrën e saj pasi ka kërkuar të dalë nga shtëpia

Rike Roçi 'nxjerr zbuluar' produksionin e BBVA, tregon se ka komunikuar me nënën dhe motrën e saj pasi ka kërkuar të dalë nga shtëpia

Magazina
Dani Alves me festë

Dani Alves me festë "të çmendur" në vilën e tij milionëshe në Barcelonë pasi u lirua nga burgu

Magazina
Geti dhe Ledri lënë pas mosmarrëveshjet, publikojnë pamje nga xhirimet e klipit për bashkëpunimin që po e sjellin pas 12 viteve

Geti dhe Ledri lënë pas mosmarrëveshjet, publikojnë pamje nga xhirimet e klipit për bashkëpunimin që po e sjellin pas 12 viteve

Magazina
Artisti Ledri Vula merr dhuratë nga KFOR-i

Artisti Ledri Vula merr dhuratë nga KFOR-i

Magazina
Artistët e Filharmonisë së Kosovës mbajnë koncert spontan në aeroport, vizitorët kënaqen nën tingujt e

Artistët e Filharmonisë së Kosovës mbajnë koncert spontan në aeroport, vizitorët kënaqen nën tingujt e "Unë biri yt Kosovë"

Magazina
Kalo në kategori