LAJMI I FUNDIT:

E njohin si deputete, por dikur ishte marrë me tekste këngësh, Xhevahire Izmaku: Ishte një pjesë e veçantë e të kaluarës sime

E njohin si deputete, por dikur ishte marrë me tekste këngësh, Xhevahire Izmaku: Ishte një pjesë e veçantë e të kaluarës sime
Xhevahire Izmaku

Një status në rrjetin e saj social Facebook ditë më parë, ku shkruante në drejtim të ish-presidentes së Kosovës, Atifete Jahjaga bëri që ajo të nxjerr në pah një detaj shumë interesant nga e kaluara e saj.

Për të tretin mandat radhazi, Xhevahire Izmaku radhitet si deputete nga radhët e Partisë Demokratike të Kosovës, mirëpo në të vërtetë ajo është poete me profesion, teksa vite më parë ishte marrë edhe me tekste muzikore.


“Ishte viti 2000 kur si poete edhe tekstshkruese, bashkëpunoja me të nderuarat motrat Mustafa dhe një ndër tekstet që kam shkruar ishte edhe një pikërisht për masakrën ndaj familjes së Berishëve!” (sic.), kishte shkruar Izmaku në Facebook, duke iu referuar mbështetjes që i jepte Jahjagës, e cila ditë më parë u padit pikërisht nga kjo familje për shpifje.

Statusi që deputetja Xhevahire Izmaku kishte shkruar në rrjetin social Facebook

Në një prononcim për Telegrafin, e pyetur rreth të kaluarës së saj si poete dhe tekstshkruese, Izmaku tha se vazhdon ende ta bëjë dhe ta duajë një gjë të tillë.

“Po, unë jam poete me profesion dhe kam të botuar gjithsej katër libra me poezi. Kam shkruar tekste të shumë kënge, ku mbaj mend atë të “Maturantët” e Motrave Mustafa e cila më ka pëlqyer shumë, apo “Çika e boksierit” e këngëtares Monika Salihu, por edhe shumë këngëve të tjera. Nuk jam marrë me shkrime tekstesh intensivisht, por kam shkruar sipas dëshirës, si mike e tyre”, tha Xhevahire Izmaku për Telegrafin.

E pyetur nëse vazhdon të merret, apo ka oferta për të shkruar sërish tekste muzikore, deputetja e PDK-së tha se kjo mbetet tashmë vetëm në të kaluarën e saj.

“Jo, nuk merrem më me tekste këngësh dhe nuk pranoj ftesa për të shkruar, kjo ngase jam e angazhuar me doktoraturën, të cilën po e përgatis në Tiranë për “Marrëdhënie me publikun”. Gjithashtu vazhdoj mandatin tim të tretë si deputete e PDK-së, ku jam e pranishme në Kuvend në seancat e ndryshme që zhvillohen”, thotë tutje Izmaku.

Xhevahire Izmaku (Foto: Telegrafi)

Mirëpo, poezia dhe tekstet do të mbeten dashuria e saj e madhe, me të cilën ajo vazhdon dhe jeton çdo ditë.

“Prapëseprapë poezia mbetet profesioni im. Vazhdoj të shkruaj sërish, por jo në intensitetin e mëparshëm, dhe jo më tekste muzikore. Statusi në rrjetin social Facebook ishte vetëm një rikujtim, pasi më ka lidhur ajo pjesë me familjen Berisha, dhe thash mbështetje për ish-presidenten sepse unë i kam bërë kogja shumë diskurs dhe pata dëshirë dhe ishte korrekte nga ana ime që t’ia dedikoja një status të tillë”, ka përfunduar Xhevahire Izmaku për Telegrafin.

"Braktisën" artin për politikën! Artistët e Kuvendit rrëfejnë se sa po e shijojnë karrigen e deputetit dhe a do i riktheheshin artit?
Lexo po ashtu "Braktisën" artin për politikën! Artistët e Kuvendit rrëfejnë se sa po e shijojnë karrigen e deputetit dhe a do i riktheheshin artit?

Përndryshe, nuk janë të paktë deputetë e legjislaturës së gjashtë të Kuvendit të Kosovës që janë marrë me art ose letërsi, duke kujtuar këtu këngëtarët Labinot Tahiri dhe Memli Krasniqi, apo aktorët Adem Mikullovci e Blerta Deliu-Kodra. /Telegrafi/

Në trend Magazina

Më shumë
Luka Modric bleu një apartament luksoz në Zagreb - aty ku pritet të kthehet për të jetuar

Luka Modric bleu një apartament luksoz në Zagreb - aty ku pritet të kthehet për të jetuar

Magazina

"The Sun" shkruan për moderatoren joshëse shqiptare që prezanton emisionet sportive

Magazina

"Nuk kanë pasur kurrë vajzë të bukur nga Kosova", një video e Rita Orës po bën xhiron në internet

Magazina

"O Bes Kallaku", reagimi epik i Xhensilës kur fansat i përmendin ish-partnerin në koncert

Magazina
Shkurte Fejza jep lajmin e madh për nder të 50-vjetorit të karrierës

Shkurte Fejza jep lajmin e madh për nder të 50-vjetorit të karrierës

Magazina

"Kam dëgjuar krisma mbrëmë", Graciano u thotë Romeos dhe Heidit të cilët kaluan natën në suitën private

Magazina
Kalo në kategori