LAJMI I FUNDIT:

Kosova vazhdon të shënojë edhe në pjesën e dytë ndaj Irlandës së Veriut

Kosova vazhdon të shënojë edhe në pjesën e dytë ndaj Irlandës së Veriut

Ashtu sikurse në pjesën e parë, Kosova e ka nisur akoma më bukur gjysmën e dytë.

Dardanët e kanë rikthyer epërsinë prej dy golash duke e realizuar në minutat e para të fraksionit të dytë.


Lirim Kastrati dhuroi një harkim nga e majta dhe në vend ishte Vedat Muriqi për ta realizuar golin e dytë personal në këtë takim (52’).

Për disa çaste pati një dyshim për pozitë jashtë loje, mirëpo pas konsultimit të VAR-it, gjyqtari e konfirmoi golin.

Kosova është në një moment të mirë për të arkëtuar tri pikë nga ky takim. /Telegrafi/