Breshëri i rënë një ditë më parë ka shkaktuar dëme të konsiderueshme në kulturat bujqësore në disa komuna të Kosovës, me Istogun dhe Skenderajn që raportohen ndër zonat më të prekura.

Sipas njoftimeve nga terreni, kulturat e shalqirit, misrit dhe specit kanë pësuar dëmtime të mëdha, duke rrezikuar prodhimin dhe investimet e fermerëve pas muajsh pune, raporton Telegrafi.


telegrafi.com

Pamjet e publikuara nga zonat e prekura tregojnë dëme të shumta në parcelat bujqësore, ndërsa fermerët shprehen të shqetësuar për humbjet që kanë pësuar.

Ata u kanë bërë thirrje institucioneve përgjegjëse që të dalin sa më shpejt në terren për të bërë vlerësimin e dëmeve të shkaktuara nga breshëri dhe të ndërmarrin masa për mbështetjen e prodhuesve bujqësorë të prekur. /Telegrafi/