Kryetari i Komunës së Istogut Ilir Ferati ka njoftuar se në Mokna është mbajtur manifestimi tradicional “Të Qethat 2026”, i cili ka bashkuar qethëtarë, blegtorë, qytetarë, bashkatdhetarë dhe vizitorë të shumtë.

Sipas Feratit, aktiviteti u zhvillua në një atmosferë festive, me gara sportive, muzikë dhe aktivitete që promovojnë traditën, kulturën dhe mikpritjen e kësaj treve.


Ferati ka vlerësuar bukuritë natyrore të Mokrës, duke e cilësuar atë si “bukuroshja e Ballkanit” dhe një pasuri me potencial të madh për zhvillimin e turizmit dhe promovimin e identitetit lokal.

“Ka vende që flasin vetë me bukurinë e tyre. Një prej tyre është Mokna, bukuroshja e Ballkanit!”, ka shkruar Ferati.

Ai ka falënderuar të gjithë pjesëmarrësit që ishin pjesë e manifestimit tradicional “Të Qethat 2026”. /Telegrafi/